3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe planin evropian – çfarë deklaroi zëvendësndihmës sekretari i NATO-s pas vizitës në Prishtinë?

Më të lexuarat

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina ka qëndruar të martën në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Colomina pas takimit me Kurtin dhe komandantin e KFOR-it në një postim në Twitter shkruan se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE dhe planin evropian.

“Më vjen mirë që isha në Prishtina, ku takova kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.

NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara.

NATO, KFOR do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, shkruan Zëvendësndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.

Good to be in Pristina where I met @albinkurti, Commander @NATO_KFOR, and Head of @EULEXKosovo#NATO supports #EU facilitated dialogue and EU proposed plan to move ahead. @NATO_KFOR will continue to ensure stability & fulfil its UN mandate pic.twitter.com/RoYdWRzVqe

— Javier Colomina (@JavierColominaP) February 14, 2023


Colomina ka shkruar edhe pas takimit me komandantin Ristuccia, ndërsa thekson se KFOR luan rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit shumë gjeneral Ristuccia për pritjen tuaj të ngrohtë. NATO, KFOR luan një rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në Twitter.

Thanks very much General Ristuccia for your warm welcome. @NATO_KFOR plays an essential role in ensuring stability in #Kosovo and in the Western Balkans https://t.co/pBh60t8Zdl

— Javier Colomina (@JavierColominaP) February 14, 2023


Për takimin Kurti-Colomina ka njoftuar edhe nga Kryeministria.

Në një njoftim për media thuhet se Kurti e falënderoi Colominan për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai e njoftoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krah NATO-s dhe partnerëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit