2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NATO, gjashtë miliardë euro dislokime në Bullgari

Më të lexuarat

Forcimi i krahut lindor të Aleancës përballë Rusisë

Ministri bullgar i Mbrojtjes Todor Tagarev tha se në Bullgari do të ndërtohet infrastruktura me vlerë gjashtë miliardë euro për qëllime të NATO-s dhe civile.

Ai tha për bTV se bëhet fjalë për rrugë, hekurudha, tubacione të naftës, magazina dhe objekte akomoduese, transmeton Radio Bullgare.

Shtohet se Aleanca do të vendosë grupe luftarake shumëkombëshe të brigadës me gjithsej 5000 persona nga SHBA, Italia dhe pesë vende të tjera fqinje me Bullgarinë.

Tagarev, i cili u kthye nga një vizitë në SHBA, tha se ai vizitoi fabrikat ku janë montuar shtatë nga tetë avionët e parë luftarakë F-16 të porositur, duke shtuar se testet pritet të fillojnë në vjeshtë dhe se në fillim të vitit 2025 dy të parët avionët që do të dorëzohen.

Menjëherë pas tyre do të dorëzohen mjetet e para të blinduara Striker, tha Tagarev.

NATO po forcon aftësitë e saj mbrojtëse në Evropë, duke përfshirë mbajtjen e stërvitjeve më të mëdha ushtarake të aleancës që nga Lufta e Ftohtë muajin e ardhshëm në Evropën Lindore, ku Aleanca supozohet të praktikojë frenimin e një pushtimi nga presidenti rus Vladimir Putin.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tretë muajin e ardhshëm, pa shenja të rëndësishme se makina e luftës e Putinit po dobësohet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit