Ukraina dhe NATO zhvilluan një stërvitje në Detin e Zi, në të cilin dhjetra anije luftarake morën pjesë gjatë një demonstrimi dy-javor të aftësive mbrojtëse dhe marrëdhënieve të forta reciproke, pas konfliktit të muajit të kaluar midis forcave ushtarake ruse dhe një shkatërruesi britanik pranë Krimesë.
Ushtrimet e quajtura “Flladi i Detit 2021” përfundojnë të shtunën, ku rreth 30 anije luftarake dhe 40 aeroplanë nga NATO dhe Ukraina morën pjesë në to.
Kapiteni i anijes “USS Ross”, një shkatërrues i Marinës Amerikane që mori pjesë në stërvitje, tha se qëllimi ishte të përmirësohej mënyra e bashkëpunimit të përbashkët të pajisjeve dhe fuqisë ushtarake të vendeve pjesëmarrëse.
“Ne duam t’i tregojmë të gjithëve, bashkësisë ndërkombëtare, se asnjë komb nuk mund të pretendojë Detin e Zi ose ndonjë pjesë të ujërave ndërkombëtare”, tha komandanti John D. John.
“Këto ujëra ndërkombëtare i përkasin bashkësisë ndërkombëtare dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha kombet të kenë qasje në rrugët ujore ndërkombëtare,” shtoi ai.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se po monitoronte nga afër stërvitjet, sipas AP.
Në të njëjtën kohë, ushtria ruse zhvilloi gjithashtu një seri stërvitjesh paralele në Detin e Zi dhe Rusinë jugperëndimore. /tesheshi.com/