-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nata e zemrës time dhe e çlirimit tim

Më të lexuarat


Si kjo ditë, para dy a më shumë viteve u ula para tavolinës time të punës, morra një gotë kafe dhe pastaj fillova planifikimin për dhjetë ditët e fundit të këtij muaji. Netët tek i kisha në fokus. Aty e kisha krejt përqëndrimin tim. Dëshira ime kryesore ishte të arrij Natën e Kadrit.
Kur filluan dhjetë ditët e fundit veprova maksimalisht të arrij qëllimin e zemrës time, andaj nuk mjaftohesha vetëm me lexim të Kuranit, por arritë që suret të përzihen me thellësinë e zemrës time, qetësite e shpirtit tim, kënaqësin e syrit tim. Rrija vazhdimisht me Mus-hafin, ditën dhe natën, fyti im nuk ndalej nga leximi, syri im nuk shikonte në haram, gjuha ime nuk përgojonte askënd, e këmbët e mia nuk shkonin askund tjetër përpos se në xhami.
E namazi! Namazi për mua ishte strehimorja e dynjasë, krejt natën falesha, përulja ime në namaz ishte shumë e theksuar, saqë çdo gjë në trupin tim fliste: “nxitova drejt teje o Zot që të jesh Ti i kënaqur me mua”.
Mirëpo krejt këto aktivitete i bëja vetëm në netët tek, kurse netët çift për mua ishin netë pushimi dhe rehatie.
Një ditë më kapën ethet, kisha temperaturë, kjo gjendje për pesë ditë më pengoi nga adhurimet e mia. E kur u shërova edhe u forcova, saqë mundja të ecë, e gjeta veten në natën e fundit të Ramazanit!
Qava shumë kur pash në rrjetet sociale se shumica e njerëzve llogarisnin se Nata e Kadrit kishte qenë në natën e 27 të Ramazanit, në natën, në të cilën unë nuk arrita të falem namaz nate, faryet i fala pa përulje e frikrespekt, u mjaftova me dëgjim të Kuranit, nuk arrita të lexoj as një ajet, u hidhërova pse më vonohet përgjigja dhe humba shpresë për shkak të kësaj sprove.
E shkyva planprogramin, e lash telefonin tim edhe shkova në xhami, të cilën e kisha afër shtëpis time dhe në një skaj të xhamis u ula duke qarë. Disa minuta para ezanit të sabahut hyri në xhami një njeri të cilin e njoh shumë mirë, u drejtua kah kibleja dhe pastaj u kthye nga unë dhe më tha: a nuk vjen?
Unë po shkoj drejt Zotit tim që të më çliron nga zjarri!
Shikova drejt tij me habi, e ai vazhdoi dhe më tha:
Biri im, ji i sinqertë edhe mos u dorëzo!
I thash atij i dëshpëruar: e humba Natën e Kadrit, përfunduan netët tek!
U buzëqesh dhe me tha: kush të tha këtë?
Nata e Kadrit për ty, Nata e Pozitës tënde, është ajo natë në të cilën do çlirohesh ti nga zjarri, mund të jetë edhe natë çifte! Andaj pse bën plane dhe angazhohesh me adhurime vetëm në disa netë?!
Dhuratat e Allahut ndahen në çdo natë, fiton ai që nuk e braktis frontin asnjë natë.
A e di ti se milona njerëz fitojnë në netët ku shumica e njerëzve nuk japin maksimumin në angazhimet e adhurimeve?!
Ne duhet të japim mundin dhe të dëshirojmë fuqishëm që Allahu të na fus bashkë me besimtarët e devotshëm në Natën e Kadrit.
Ujit bimën sa është e njomë dhe kujtoji orët e humbura që nga fillimi i muajit, dije se je në mejdanin e garave, ku secili para syve të vet ka Xhennetin, andaj mos u ndal nga vrapimi, sepse tash është koha e fitimit.
A në çdo natë duhej të angazhohem?!
Më shumë duhej të arrijsh Natën e Zemrës Tënde se sa Natën e Kadrit, Natën në të cilën Allahu do e pastronte shpirtin tënd. Ne bëjmë tregti në Ramazan. Nëse tregtari e shpërfillë një natë të këtij muajit, atëherë kur do fiton?!
Biri im! Më trego a kishe me vete numërator për jetën tënde?
Jo!
Atëherë pse je angazhuar vetëm në netët tek, a nuk kishe frikë me të ardhë vdekja para se të arrish ti Natën e Kadrit?!
Sikur të kishte ndodhur ty një gjë e tillë atëherë do i humbisje netët tjera, në të cilat do të çliroheshe nga zjarri sikur të angazhohëshe në to, dhe të humbasësh çdo gjë vetëm pse ke pritur vetëm një natë dhe të erdhi vdekja para se të arrish ti atë natë.
Atëherë do dëshmoje Ramazani për ty duke të thënë: fitoi filani ditën që mungove ti!
Ngritur me mua biri im që të nxësh atë që ka mbetur dhe më thuaj pash Allahun pse e kërkon vetëm një natë e nuk e kërkon Allahun në çdo natë?!
Ja unë tash përsëri pasi kaloi një vit a më shumë, jam ulur në tavolinën time të punës për të vendosur planin e këtyre ditëve dhe në fillimin e kësaj faqe shkrova:
“Vallë, cila është nata e Zemrës Time dhe Nata e Çlirimit tim”!
Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit