13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zemërbardhësia në Ramazan – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat


Prej denimeve të Allahut ndaj disa njerëzve në dynja është angazhimi i tyre me hasmi, grindje e zënka me tjerët.
Zemërbardhësia është një dhunti prej dhuntive të xhennetit, kjo i jepet vetëm atij që e do Allahu edhe e shpërblen.
Njeriu zemërbardhë ndaj familjes edhe miqve të vet është i shpërblyer nga Allahu me një dhunti nga dhuntitë e Xhennetit duke qenë akoma në dynja.
Andaj, mos lër asnjë grimcë urretjeje e armiqësie në zemrën tënde kundër dikujt!
Fal, kalo, injoro, shpërfill dhe ki mendim të mirë për tjerët!
Nëse nuk gjenë asnjë arsye me të cilën do e arsyetosh tjetrin thuaj: ndoshta ka arsyetim të cilin nuk e di unë.
Mos lejo me të largu shejtani nga ky pozicion, sepse krejt jeta përbëhet prej disa çasteve, të cilat e meriton ti jetosh në rehati dhe të shtegtosh prej tyre me pastërti.
Një buzëeqshje e rëndomtë, një zemër e dëlirë dhe një shpirt falës është ajo që të jep shpresë për të fituar Kënaqësin e Allahut dhe për të jetuar bukurinë e kësaj jete.
Mos harroni tu kërkoni falje të gjithëve që keni gabuar ndaj tyre.
O Allah! Na bëj të kënaqur me Ty dhe ji i Kënaqur me ne!
O Allah! Ti je Falës i Madh, e do faljen, na fal neve!
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit