5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nata e Regaibit – Festë e Shpikur

Më të lexuarat

Kjo natë është në Xhumanë e parë të muajit Rexheb-kemi një transmetim në lidhje me vlerën e kësaj nate dhe ibadetet që bëhen në këtë natë:

Transmetohet nga Enes ibn Maliku se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

Pas përmendjes së vlerës së agjerimit në muajin Rexheb-vazhdon hadithi, ”Në xhumanë e parë të këtij muaji(Rexheb) mos u tregoni tëpakujdesshëm.Sepse kjo natë njihet nga melekët si nata e regaibit.Kush agjëron në të Enjten e parë të muajit Rexheb apo në mes të akshamit dhe jacisë i fal dymbëdhjetë rekate namaz,All-llahu subanehu ve teala do t’ia falë mëkatet”[17]

Ibnu’l Xheuziu rahimehullah në lidhje me këtë hadith thotë: “Ky hadith mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është shpifje.Ky transmetim është nga Ali Ibn AbdiUah ibn Xhahdami i cili është hedhur poshtë nga njerëzit e dijes (ehlul Ilm).E kam dëgjuar shejhun tim hafidhin Abdulvehabin i cili ka thënë: transmetuesit e këtij hadithi janë të panjohur. Të gjithë transmetuesit i kam kërkuar nëpër libra mirpo nuk i kam gjetur.[18]

Hafidh Ebu’l-Hitab thotë: Shpikësi i faljes së namazit në natën e Regaibit është Ali Ibn Abdillah Ibn Xhahdami.Është shpikur mbi transmetuesit e panjohur dhe nuk ekziston një namaz i tillë nëpër libra.[19]

Hafidh el-Iraki thotë:“…ky është hadith i shpikur”[20]

Imam Tartushi thotë:“Namazi i regaibit në muajin Rexheb,është shpikur në vitin 480 hixhri në vendin tonë Bejtul Makdis.Para kësaj,neve nuk e kemi parë e as dëgjuar një namaz të tillë.[21]

Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, kur ishte pyetur për atë se si njerëzit e veçojnë muajin Rexheb me disa adhurime, kishte thënë:

“Veçimi i muajit te Ramazanit me Natën e Regaibit apo festimin e Natës se Israse dhe Miraxhit, është risi ne fe, e cila nuk lejohet…Kemi shkruar shume here se namazi i Regaibit është bidat (risi), qe zakonisht behet ne natën e xhumasë te javës se pare te muajit Rexheb. Po kështu edhe festimi i Natës se Israse dhe Miraxhit, qe sipas tyre është ne natën e 27-te, është risi, qe nuk ka baze ne fe, ngase kjo nate nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, madje edhe po te dihej nuk do te duhej festuar, sepse Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, dhe shokët e tij, ne mesin e tyre edhe katër halifet e pare, nuk festuan këtë nate.[22]

Siq e pamë kjo natë dhe këndimi i mevludit në këtë natë apo edhe falja e një namazi të posaqëm ndërmjet akshamit dhe jacisë nuk ka bazë në sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

_______________________________


[17] Ebu Shame el-Baisu Ala inkari’l-Bida’i ve’l-Havadithi fq.39-40

[18] Ibnul Xheuzi-el-Meuduat vëll.2 fq.125-126

[19] Ebu Shame el-Baisu Ala inkari’l-Bida’i ve’l-Havadithi fq 40, Ibnul Xheuzi-el-Meuduat vëll.2 fq.127

[20] Es-Sunenu ve’l-Mubtede’at fq.140

[21] Tartushi,El-Havadithu ve’l-Bida’u fq.133

[22] revista Daue, nr 1566 faqa 34.
Pergatiti: Ergin SHALA
Kontrolloi: Hoxhe, Adem AVDIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit