4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

NASA publikon pamjet satelitore, bora mbulon shkretëtirën Sahara

Më të lexuarat

Sateliti Landsat 7, regjistroi borën e cila ra në Saharë më 19 dhjetor, që është hera e parë pas shkurtit të vitit 1979

WASHINGTON (AA) – Agjencia Kombëtare për Aviacion dhe Hapësirë (NASA), ka publikuar pamjet satelitore në të cilat shihet bora e cila ditë më parë, pas një pauze 37 vjeçare mbuloi shkretëtirën më të madhe në botë, Sahara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sateliti Landsat 7, regjistroi borën e cila ra në Saharë më 19 dhjetor, që është hera e parë pas shkurtit të vitit 1979.

Fotot e para të këtij fenomeni të pazakontë, për publikun botëror u publikuan nga fotografi amator Karim Bouchetata, dhe më pas NASA publikoi regjistrimet e saj.

Sahara mbulon pothuajse pjesën më të madhe të Afrikës veriore, me një klimë shumë të thatë dhe të nxehtë me reshje të cilat janë shumë të rralla. Këto karakteristika e bëjnë Saharën rajonin më të thatë në tokë.

Temperatura mesatare në vit shënon 31 gradë celsius, por në disa pjesë temperaturat shkojnë dhe në mbi 50 gradë celsius.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit