17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Norvegji – Në qytetet Kiruna dhe Tromse, 3 namaze në 2 orë

Më të lexuarat

Namazi i drekës falet në orën 11:46, pas 20 minutave falet namazi i ikindisë në orën 12:06, ndërsa në orën 13:50 falet namazi i akshamit. Ndërkohë falja e namazit të jacisë është në orën 15:52

STOCKHOLM (AA) – Namazet e drekës, ikindisë dhe akshamit falen brenda dy orëve në qytetet e veriut të vendeve skandinave, si në Kiruna të Suedisë dhe Tromse të Norvegjisë. Ndërsa në kryeqytetet Stockholm, Oslo dhe Helsinki, faljet e këtyre namazeve shtrihen në 3 orë, raporton Anadolu Agency (AA).

Cihat Kullay, një imam në detyrë nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë në xhaminë e madhe Fittija në një deklaratë për AA thotë se këto 3 namaze në këtë qytet falen brenda 3 orësh. Ai ka thënë se shumica e besimtarëve vijnë në xhami për të falur namazin e drekës dhe ndahen nga ajo duke falur 4 vakte të namazeve.

“Jemi duke përjetuar ditët më të shkurtra të dimrit. Sipas kalendarit të përgatitur nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë në xhaminë në të cilën ndodhemi, Fittja, sot namazi i drekës falët më 11:55, namazi i ikindisë më 12:48, namazi i akshamit në orën 14:54 dhe namazi i jacisë në orën 16:57. Këtu besimtarët falin 4 namaze me një abdest. Lindja e dellit këtu është në orën 08:45, ndërsa faljen e namazit të sabahut e kryejmë rreth gjysmë ore para lindjes së dellit”, u shpreh ai.

Në qytetet Kiruna dhe Trömse, 3 namaze në 2 orë

Kullay në vijim të fjalës së tij shton se në qytetin Kiruna i cili ndodhet në veri të Suedisë dhe që është rreth njëmijë kilometra nga Stockholmi, namazi i drekës falet në orën 11:46, pas 20 minutave falet namazi i ikindisë në orën 12:06, ndërsa në orën 13:50 falet namazi i akshamit. Ndërkohë falja e namazit të jacisë është në orën 15:52. Ndërsa në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik dhe qytetin Tromse të Norvegjisë ashtu sikurse në Kiruna namazet falen në të njëjtat orë.

“Do të fal 4 namaze dhe do të kthehem në shtëpi”

Musa Karadağ, 56 vjeçari i cili prej 35 vitesh jeton në Suedi me profesion shofer shprehet: “Jam me leje sot. Kam hyrë në xhami rreth orës 11:30. Sapo falëm namazin e drekës dhe pasi të fal katër namazet do të iki për në shtëpi”, tha ai duke shtuar se kujdeset që lutjet zakonisht ti kryejë në xhami.

Ndërsa 59 vjeçari Jusuf Turan thotë se bën kujdes që lutjet ti kryejë në xhami. Ai thekson se për shkak të distancës së shkurtër mes namazeve herë pas here i ikin ato dhe nuk arrin ti falë disa vakte në xhami gjatë muajve të dimrit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit