Allahu, xhele ve ala, ka thënë:
“Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kurani), fale namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ç’punoni ju.” (Ankebut: 45)
Ebil Alije, radijAllahu anhu, ka thënë:
“Namazi është tri pjesë:
1. Sinqeritet (ihlas)
2. Frikë (hashje)
3. Dhiker (lexim Kurani dhe përmendje e Allahut)
Dhe çdo namaz që nuk e ka ndonjërën prej këtyre tri gjërave, ai nuk është namaz(ashtu siç duhet të jet).
Sinqeriteti e urdhëron njeriun për kryerjen e punimeve të mira, frika e ndalon nga punët e këqija, kurse dhikri (Kurani) gjithashtu e urdhëron dhe e ndalon.”