3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NAKBA, ose KATASTROFA sipas palestinezëve (FOTO)

Më të lexuarat

Nakba, ose “katastrofë” në arabisht. Ngjarja më dramatike për palestinezët. Termi i referohet luftës së vitit 1948 kur Izraeli luftoi kundër disa vendeve arabe. Në fund, Rreth 700 mijë palestinezë u detyruan të linin shtëpitë dhe të bëheshin refugjatë lufte

LUFTA e 1948. “Nakba” kujtohet çdo 15 maj, një ditë pas themelimit të shtetit të Izraelit. Në atë kohë, hebrenjtë e persekutuar në Evropë u larguan për në Palestinë. Kur lufta mbaroi, OKB bëri një plan ndarjeje: 56% e territorit u shkonte hebrenjve. Pjesa tjetër, palestinezëve. Jerusalemi mbeti territor neutral. Udhëheqja hebreje pranoi propozimin e OKB.

Më 14 maj 1948, David Ben Gurion shpalli themelimin e shtetit të Izraelit. SHBA dhe Bashkimi Sovjetik e njohën shtetin e ri. Palestinezët e hodhën poshtë rezolutën, sepse Palestina kishte qenë territor arab për shekuj. Një koalicion i shteteve arabe sulmoi Izraelin. Ushtria izraelite kundërsulmoi, duke pushtuar pjesë të mëdha të territorit që OKB-ja ua kishte dhënë palestinezëve. Pas fitores së Izraelit, qindra fshatra u shkatërruan dhe rreth 700,000 palestinezë u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

Advertisements

IKJA NGA PALESTINA. Izraelitët kontrollonin tashmë një territor shumë më të madh nga sa parashikonte plani i OKB: rajonin Acre pranë kufirit me Libanin, shkretëtirën Negev në jug dhe një brez territori midis Tel Avivit dhe Jerusalemit.

Problemi ishte se ato qenë territore të banuara nga mijëra arabë palestinezë. Shumë u detyruan të iknin, të tjerë u dëbuan nga ushtria izraelite. Shembull tipik është Jaffa, një qytet historik arab, i cili u bë lagje e Tel Avivit, qyteti izraelit i themeluar në vitin 1909. Në Haifa, një tjetër qytet-port arab, dhjetëra fshatra palestineze u shkatërruan dhe u ripopulluan nga vendbanimet izraelite.

PAMUNDËSIA PËR T’U RIKTHYER NË SHTËPI. Në fund të vitit 1948 OKB shpalli një rezolutë të re, që u garantonte palestinezëve “të drejtën e kthimit” në shtëpitë e tyre. Por Izraeli nuk e pranoi vendimin. Që para luftës, shumë hebrenj besonin se do të ishte më e lehtë për palestinezët të transferoheshin në një shtet fqinj arab. Sot është e pamundur që palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre, duke qenë se ndërkohë ato janë shkatërruar dhe zëvendësuar me shtëpi të tjera ose nuk janë rindërtuar kurrë.

/koha.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit