6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Shkup, mbahet marsh për paqe në Gaza

Më të lexuarat

Pavarësisht shiut intensiv, qindra qytetarë morën pjesë në marsh, duke brohoritur parulla pro-palestineze dhe duke mbajtur flamuj palestinezë

Në Shkup u mbajt marsh për paqe në Gaza, në të cilin morrën pjesë qindra qytetarë nga nacionalitete të ndryshme në vend, raporton Anadolu.

Në kuadër të marshit të organizuar nga Platforma për Mbështetjen e Palestinës, e cila përbëhet nga disa organizata joqeveritare në vend, demonstruesit marshuan nga parku në Komunën e Çairit deri te Xhamia Murat Pashë në Çarshinë e Shkupit.

Pavarësisht shiut intensiv, qindra qytetarë morën pjesë në marsh, duke brohoritur parulla pro-palestineze dhe anti-izraelite.

Marshuesit mbanin flamuj palestinezë, si dhe pankarta ku shkruhej “Izraeli terrorist, liri për Palestinën”, “Armëpushimi tani”, “Netanyahu është një kriminel lufte”, “Liri për Gazën, liri për Palestinën”, “Ndaloni së bërit atë që Hitleri ua bëri juve”.

Para Xhamisë Murat Pasha u lexua deklarata në gjuhën turke, shqipe, boshnjake dhe maqedonase, si dhe u bënë lutje.

Në deklaratë thuhet se lufta në Gaza nuk filloi më 7 tetor dhe se mbi 11.500 civilë të vrarë dhe mbi 1 milion të zhvendosur nuk janë viktimat e para dhe të vetme civile në Palestinë.

Theksohet se çështja palestineze daton në vitin 1948 dhe për 75 vite pushtim, mbi njëqind mijë civilë janë vrarë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Në deklaratë theksohet se nga 7 tetori e deri më sot, çdo 10 minuta Izraeli vret një fëmijë në Gaza.

“Këta nuk janë thjesht numra, por sy të vegjël të mbyllur përgjithmonë, jetë të shuara para kohe të studentëve, inxhinierëve, mjekëve, gazetarëve, shkencëtarëve, artistëve, apo shkrimtarëve të ardhshëm… gjithçka që mund të imagjinoni, që nuk do të jenë kurrë! Fëmijët në Gaza kanë të drejtën e jetës! Fëmijët në Gaza kanë të drejtë për një gjumë të qetë! Numri i viktimave në Gaza e tejkaloi atë të gjenocidit në Srebrenicë, i cili u dënua nga e gjithë bota!”, thuhet në deklaratë.

Deklarata gjithashtu apelon për përfundimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve ushtarake në Gaza, për të shpëtuar të gjitha jetët njerëzore dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ndryshe, Platforma për Mbështetjen e Palestinës më herët mbajti një demonstratë në Shkup për mbështetje dhe solidaritet me popullin palestinez, me sloganin “Mos hesht për masakrën”. Kjo platformë më herët publikoi një deklaratë, e cila reagoi kundër faktit se Maqedonia e Veriut votoi me abstenim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për armëpushim humanitar në Gaza dhe reagoi ndaj qëndrimit të njëanshëm të politikanëve në vend.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit