1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nafta, kinezët po mbërrijnë në Afganistan…

Më të lexuarat

Pse Pekini ka vënë “në shënjestër” vendin e udhëhequr nga talebanët!

Qeveria talebane në Afganistan duhet të nënshkruajë së shpejti një kontratë me një kompani kineze për nxjerrjen e naftës në veri të vendit.

Kjo do të ishte kontrata e parë e madhe e nxjerrjes së energjisë me një firmë të huaj që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit në vitin 2021.

Një kompani shtetërore kineze është gjithashtu në bisedime për të marrë nën kontroll një minierë bakri në lindje të vendit.

Afganistani vlerësohet të jetë i pasur me burime natyrore – duke përfshirë gazin natyror, bakër dhe tokë të rralla – me vlerë më shumë se një trilion dollarë.

Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre rezervave mbeten të pashfrytëzuara për shkak të dekadave të trazirave në vend.

Pekini nuk e ka njohur zyrtarisht administratën e talebanëve afganë, por ai ka interesa të rëndësishme në vend, i cili është në zemër të një rajoni të rëndësishëm për Iniciativën e Kinës “Belt and Road” (BRI), raporton BBC. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit