9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Hadithi që tregon shpërblimet e shumta të Teuhidit dhe se ai shlyn mëkatet, sado të shumta që të jenë

Më të lexuarat

Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij- e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut -alejhi salatu ue selam të thotë:
“Allahu i Lartësuar thotë: ” O biri i Ademit, nëse më vjen mua me gjynahe me pothuajse sa Toka, pastaj më takon duke mos më shoqëruar asgjë, Unë do të vij tek ty me po aq falje.” (Termidhiu, Darimiu dhe Ahmedi)

Hadithi tregon shpërblimet e shumta të Teuhidit dhe se ai shlyn mëkatet, sado të shumta që të jenë.

Prej dobive të hadithit:

1. Vlera e teuhidit dhe shpërblimet e tij të shumta.
2. Gjerësia e mirësisë, bujarisë, mëshirës dhe faljes së Allahut.
3. Kundështimi i Hauarixhëve, të cilët personin që kryen mëkate të mëdha, që janë nën shirkun, e nxjerrin nga islami.
4. Pohimi i cilësisë së të folurit (el-Kelam) të Allahut ashtu siç i takon Madhërisë së Tij.
5. Sqarimi i kuptimit të shehadetit La ilahe il-lallah dhe se ai paraqet braktisjen e sasisë së madhe dhe të vogël të shirkut dhe që nuk është e mjaftueshme vetëm shqiptimi i tij me gjuhe.
6. Pohimi i ringjalljes, llogarisë, shpërblimit dhe ndëshkimit.

Libri i Teuhidit
/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit