2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Nȅ gjurmhapat e Profetit, – mësime nga jeta e Muhamedit

Më të lexuarat

Tarik Ramadan
Pȅrktheu Ardit Kraja

Biografi tȅ pafundme tȅ Pejgamberit Muhamed tashmȅ ekzistojnȅ. Nga burimet klasike (tȅ tilla si veprat e Ibȅn Is’hakut dhe Ibȅn Hishamit) deri tek jetȅshkrimet mȅ tȅ vonshme tȅ dijetarȅve musliman pȅrgjatȅ rrjedhȅs sȅ historisȅ, duket sikur çdogjȅ tash ȅshtȅ thȅnȅ herȅ pas here ndȅrsa çȅshtja mbi subjektin duket se ȅshtȅ ekzauruar. Kȅshtu pse duhet tȅ ndȅrmarrim pȅrsȅri njȅ iniciativȅ tjetȅr?

Kjo biografi nuk ka si qȅllim tȅ garojȅ me burimet klasike (tȅ cilat sigurisht qȅ janȅ burimet e saj), as tȅ nxjerrȅ fakte tȅ reja apo tȅ ofrojȅ njȅ rinterpretim origjinal apo revolucionar tȅ historisȅ sȅ Profetsisȅ dhe kontekstit tȅ saj. Qȅllimet e kȅtij studimi janë mȅ modeste, megjithȅse nuk janw aq i lehtȅ pȅr tu arritur.
Profeti Muhamed zȅ njȅ vend tȅ veçantȅ nȅ jetȅn dhe ndȅrgjegjen e muslimanȅve sot, ashtu siç ai e zinte nȅ tȅ kaluarȅn. Sipas tyre, ai mori dhe transmetoi librin e fundit hyjnor, Kur’anin, i cili insiston vazhdimisht mbi rȅndȅsinȅ dhe pozicionin unik tȅ tȅ dȅrguarit tȅ Zotit, i gjithi nȅ njȅ profet, lajmȅtarȅ, njȅ model dhe nje guidȅ. Ai nuk ishte veçse njȅ njeri, megjithatȅ ai u pȅrpoq tȅ transformonte botȅn nȅn dritȅn e shpalljes dhe tȅ frymȅzimit qȅ e mori nga Zoti, Edukatori i tij (er-Rab). Rasti qȅ ky njeri u zgjodh dhe u frymȅzua nga Zoti por gjithashtu pȅr shkak se pranoi plotȅsisht njerȅzillȅkun e tij e bȅn atȅ njȅ shembull dhe njȅ guidȅ pȅr besimtarin musliman.

Muslimanȅt nuk e konsiderojnȅ tȅ dȅrguarin e Islamit njȅ ndȅrmjetȅs midis Zotit dhe njerȅzve. Çdo individ ftohet pȅr t’ju drejtuar Zotit nȅ mȅnyrȅ direkte, dhe megjithȅse i dȅrguari ngadonjȅherȅ i falej Zotit pȅr hatȅr tȅ komunitetit tȅ tij, ai shpesh insistonte mbi pȅrgjegjȅsinȅ e çdo besimtari nȅ dialogun dhe marrȅdhȅnien e tij ose saj me Atȅ qȅ ȅshtȅ Njȅ. Muhamedi thjeshtȅ i pȅrkujton besimtarȅve prezencȅn e Zotit, ai i pȅrcjell atyre diturinȅ e Tij dhe i zbulon rrugȅn fillestare shpirtȅrore pȅrmes sȅ cilȅs ai i mȅson shokȅve dhe komunitetit tȅ tij qȅ ata duhet ta kapȅrcejnȅ respektin dhe dashurinȅ qȅ ata kanȅ pȅr tȅ nȅ adhurim dhe dashuri tȅ cilat duhet t’ja ofrojnȅ dhe kȅrkojnȅ Atij qȅ ȅshtȅ Njȅ, i cili nuk ka lindur prej kujt dhe as qȅ ka lindur kȅnd.
Atyre tȅ cilȅt, gjatȅ jetȅs sȅ tij , dȅshironin mrekulli dhe fakte konkrete tȅ Profetȅsisȅ sȅ tij, Shpallja i kȅrkoj atij t’i pȅrgjigjet atyre, “ Unȅ jam njȅ njeri si ju vetȅ, frymȅzim mȅ ka ardhur qȅ Zoti juaj ȅshtȅ Njȅ”. E njȅjta shpallje gjithashtu informon besimtarȅt, pȅr gjithȅ pȅrjetȅsinȅ, pȅr statusin e veçantȅ tȅ kȅtij tȅ Dȅrguari i cili, megjithȅse i zgjedhur nga Zoti, kurrȅ nuk i humbi cilȅsitȅ e tija njerȅzore, “ Ju me tȅ vȅrtetȅ keni te i Dȅrguari i Zotit njȅ shembull tȅ shkȅlqyer pȅr atȅ qȅ shpreson tek Zoti dhe ditȅn e gjykimit dhe tȅ cilȅt e pȅrkujtojnȅ shumȅ Zotin”. Kȅto dy dimensione, njerȅzillȅku i njeriut dhe shembȅlltyra e pejgamberit, shȅrbejnȅ si qendra e interesit e tȅrȅ kȅsaj biografie.
Ky nuk do tȅ jetȅ grumbullim i detajuar i fakteve historike, arritjeve tȅ mȅdha apo tȅ luftȅrave tȅ famshme. Biografitȅ klasike tȅ tȅ Dȅrguarit japin informacion tȅ bollshme rreth tȅ tilla çȅshtjeve dhe ne nuk shohim ndonjȅ pȅrfitim nȅ trajtimin e tyre nȅ hollȅsi. Vȅmendja jonȅ ȅshtȅ kryesisht e pȅrqendruar tek tregimi i historisȅ sȅ jetȅs sȅ tij mbi situatat, sjelljet ose fjalȅt qȅ mund tȅ shpalosin pȅrsonalitetin e Muhamedit dhe asaj çfarȅ mund tȅ na mȅsojȅ dhe pȅrcjellȅ ne sot. Kur Aishja, gruaja e tij, u pyet njȅhere rreth pȅrsonalitetit tȅ Pejgamberit, ajo u pȅrgjigj, “karakteri i tij (etika e sjelljes sȅ tij) ishte Kur’ani”. Pȅrderisa libri i drejtohet ndȅrgjegjes besonjȅse pȅrmes kohȅrave, duket thelbȅsore vȅshtrimi sesi njeriu i cili mȅsȅ miri e mishȅroj atȅ nȅ sjelljen e tij mund tȅ na “flasȅ”, urdhȅroj dhe edukojȅ ne sot.

Ideja fillestare ishte si rezultat tȅ hidhemi nȅ zemrȅn e jetȅs sȅ Pejgamberit dhe tȅ nxjerrim mȅsimet shpirtȅrore tȅ gjithkohȅshme. Nga lindja e tij deri tek vdekja, jeta e tij ȅshtȅ e mbushur me ngjarje, situata dhe dȅshmi qȅ tregojnȅ shembullin mȅ tȅ thellȅ shpirtȅror. Pȅrkatȅsia ndaj fesȅ, dialogu me Zotin, vȅshtrimi i natyrȅs, vetȅdyshimi, paqja e brȅndshme, shenjat dhe sprovat dhe kȅshtu me rrallȅ janȅ temat qȅ na flasin dhe na kujtojnȅ qȅ asgjȅ nuk ka ndryshuar. Biografia e Pejgamberit na dȅrgon tek pyetjet ekzistenciale dhe tȅ pȅrjetshme dhe nȅ kȅtȅ sens, jeta e tij ȅshtȅ njȅ fillim. Njȅ lloj i dytȅ mȅsimi mund tȅ nxirret padyshim nga ngjarjet historike qȅ mbushin jetȅn e Pejgamberit. Nȅ shekullin e shtatȅ, nȅ zemrȅn e ambjentit specifik social, politik dhe kulturor, i Dȅrguari i Zotit veproi, reagoi dhe u shpreh pȅr qȅniet njerȅzore dhe ngjarjet nȅ emȅr tȅ besimit tȅ tij, nȅ dritȅn e moraleve tȅ tij. Studimi i veprave tȅ tij nȅ kȅtȅ panoramȅ tȅ veçantȅ historike dhe gjeografike duhet tȅ na aftȅsojȅ pȅr tȅ hedhur dritȅ mbi njȅ numȅr principesh rreth marrȅdhȅnies sȅ besimit ndaj qȅnieve njerȅzore, vȅllazȅrimit, dashurisȅ, kundȅrshtimit, jetȅs komunitare, drejtȅsisȅ, ligjeve dhe luftȅs. Ne jemi pȅrpjekur t’i afrohemi jetȅs sȅ Muhamedit nga prespektiva e kohȅve tona, duke e konsideruar sesi ende na flet ne dhe cfarȅ mȅsimet e tija bashkohore na mȅsojnȅ.
Lexuesi, qoftȅ musliman ose jo, ȅshtȅ i ftuar tȅ shikojȅ nȅ jetȅn e Profetit dhe tȅ ndjek gjurmhapat e njȅ jetȅshkrimi qȅ ȅshtȅ besnik ndaj biografisȅ klasike ( pȅrsa i pȅrket fakteve dhe kronologjisȅ) por megjithatȅ vazhdimisht prezanton reflektim dhe komente tȅ njȅ natyre shpirtȅrore, filozofike, sociale, juridike, politike, ose kulturore, tȅ frymȅzuara nga faktet e treguara.
Zgjedhja pȅr tu pȅrqȅndruar mbi ngjarje tȅ veçanta dhe jo tek tȅ tjerat sigurisht o pȅrcaktuar nga dȅshira pȅr tȅ nxjerrȅ mȅsime qȅ na flasin jetȅve dhe kohȅve tona. Nȅ çdo pjesȅ (me qȅllim tȅ shkurtȅ) te kapitujt qȅ e pȅrbȅjnȅ kȅtȅ libȅr, lexuesi do tȅ vȅrejȅ lȅvizje tȅ vazhdueshme midis jetȅs sȅ Pejgamberit, Kur’anit dhe mȅsimeve tȅ rȅndȅsishme pȅr spiritualitetin dhe situatȅn e kohȅve tona qȅ mund tȅ nxirren nga situata tȅ ndryshme historike.
Qȅllimi ynȅ ȅshtȅ mȅ tepȅr tȅ njohim vetȅ Profetin sesa tȅ mȅsojmȅ personalitetin ose ngjarjet nȅ jetȅn e tij. Çfarȅ shihet ȅshtȅ thelbi, simpati dhe thelbȅsisht, dashuri. Pa marrȅ parasysh nȅse dikush beson apo jo, ȅshtȅ e pa mundur pȅr tu pȅrpjekur pȅr ta futur veten nȅ kȅrkim dhe nȅ ekzistencȅn e Profetit dhe tȅ rimarrȅ pulsin, shpirtin, qȅ futi misioni i tij me kuptim. Kjo ȅshtȅ nȅ tȅ vȅrtetȅ ambicia primare e kȅsaj vepre: bȅrja e jetȅs sȅ profetit njȅ pasqyrȅ pȅrmes sȅ cilȅs lexuesit pȅrballen me sfidat e kohȅs tonȅ dhe ku mund tȅ eksplorojnȅ zemrat dhe mendjet e tyre dhe tȅ arrijnȅ njȅ tȅ kuptuar tȅ pyetjeve tȅ tȅ qȅnit dhe kuptimit ashtu si edhe shqetȅsimeve mȅ tȅ gjȅra etike dhe sociale. Ky libȅr ȅshtȅ shkruar pȅr njȅ audiencȅ tȅ gjȅrȅ, pȅr tȅ dy muslimanȅt dhe jomuslimanȅt. Teksti ȅshtȅ rigoroz pȅr nga ana akademike pȅrsa i pȅrket burimeve klasike islame, gjȅ qȅ na bȅn tȅ shpresojmȅ se bȅn dobirurȅs pȅr shkenctarȅt dhe shkencat islame. Pȅr kundȅr, narrativȅs, qȅ ndȅrthuret me refleksione dhe meditime, ajo me qȅllim ȅshtȅ bȅrȅ e lehtȅ pȅr t’u ndjekur dhe pȅrpiqet t’iu pȅrcjell mȅsimet shpirtȅrore dhe universale tȅ islamit.
Eksperienca historike e profetit ȅshtȅ qartȅsisht mȅnyra mȅ e priviligjuar pȅr tȅ spikatur
principet e pȅrbashkȅta tȅ mȅ shumȅ se njȅ miliardi muslimanȅsh pȅrmes botȅs. Ky libȅr ȅshtȅ pra njȅ hyrje e gjallȅ pȅr tek islami.

I dȅrguari i mȅsoj shokȅve tȅ tij t’a duan Zotin dhe Kur’ani i mȅsonte, “Thuaj (o i Dȅrguar!) Nȅse e doni Zotin mȅ ndiqni mua, Zoti do t’ju dojȅ ju”.
Ata u pȅrpoqȅn tȅ ndjekin shembullin e tij, tȅ motivuar nga njȅ dashuri pȅr tȅ qȅ vetvetiu u derivua nga intensiteti i dashurisȅ sȅ tyre pȅr Zotin. Kjo dashuri ishte e tillȅ sa qȅ Umar Ibn Hatabi e dȅgjoi vdekjen e Profetit, ai kȅrcȅnoi se do ta vriste kȅdo i cili guxonte tȅ thoshte se Profeti kishte vdekur, ai vetȅm ȅshtȅ ngritur lart nȅ qiell dhe me siguri do tȅ vijȅ pȅrsȅri. Njȅ tjetȅr nga shokȅt e Muhamedit, Ebu Bekȅr, i kȅrkoi Umerit tȅ heshte dhe tha, “ O ju njerȅz, lejini ata tȅ cilȅt adhuronin Muhamedin ta dinȅ qȅ Muhamedi tani ka vdekur! Ndȅrsa pȅr ata tȅ cilȅt adhuruan Zotin ta dinȅ qȅ Zoti ȅshtȅ i gjallȅ dhe nuk vdes!” Pastaj ai recitoj ajetin e mȅposhtȅm, “Muhamedi nuk ȅshtȅ mȅ tepȅr se njȅ i dȅrguar, shumȅ ishin tȅ dȅrguarit tȅ cilȅt ndȅrruan jetȅ para tij. Nȅse ai vdes ose vritet, a do tȅ ktheheshit prapa? Nȅse ndokush kthehet prapa, aspak nuk e dȅmton Zotin. Por Zoti do ti shpȅrblejȅ falenderuesit.”
Ato fjalȅ fuqishȅm pȅrkujtojnȅ mbarimin e jetȅs tȅ dȅrguarit por nȅ asnjȅ mȅnyrȅ nuk pakȅsojnȅ dasurinȅ e pafundme dhe respektin e thellȅ qȅ muslimanȅt vazhduan ta shfaqnin pȅr Profetin pȅrmes kohȅrave.
Kjo dashuri gjen shprehje nȅ pȅrkujtimin e pȅrhershȅm tȅ jetȅs sȅ tij nȅ zemrat dhe memorien e tyre, vazhdimin e tȅ luturit pȅr tȅ Dȅrguarin, dhe nevoja njerȅzore dhe morale pȅr tȅ ndjekur shembullin e tij nȅ jetȅn e pȅrditshme.
Kjo biografi pȅrpiqet tȅ pȅrmbush kȅtȅ nevojȅ me dashuri dhe dituri. Jeta e Pejgamberit ȅshtȅ njȅ ftesȅ shpirtwrore qȅ nuk i shmanget asnjȅ pyetjeje dhe na mȅson – rrjedhjen e ngjarjeve, sprovave, vȅshtirȅsive dhe kȅrkimit tonȅ – qȅ pȅrgjigjet e vȅrteta ndaj pyetjeve ekzistenciale janȅ shumȅ shpesh ato tȅ dhȅna nga zemra sesa nga inteligjenca. Thellȅsisht, thellȅsisht ai qȅ nuk do nuk kupton.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit