-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MYNAFIKËT E RINJ

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam,familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!

Befasisht, një adoleshent e pyet babanë: Baba, çfarë më bën të besoj se feja islame është e vërtetë? Djalosh, i cili ka kaluar moshën dhjetë vjeçare…Babai mbeti i shtangur. Iu mor goja. Nuk dinte çfarë t’i thotë. I erdhi si rrufe prej qielli kjo pyetje. E mori dhe e dërgoi tek disa hoxhallarë që ta bindin se Islami është fe e vërtetë, Islami është fe që duhet pasuar, Islami është fe e cila garanton shpëtimin në këtë dhe botën tjetër…
Por, gabim. Gabim ngase për 15 vite të jetës se tij kurrë nuk i ka folur për Islam, kurrë nuk i ka treguar për fe, kurrë nuk e ka çuar në xhami, kurrë nuk e ka vizituar hoxhën, kurrë nuk e ka patur këtë dert. E vërtetë, ai nuk e ka patur dert por të tjerët i ka penguar feja e tij, edhe pse sipërfaqësore…Të tjerët brengosen si ta largojnë atë prej fesë islame…
Ne nuk do të flasim për madhështinë e Islamit ani pse ka nevojë shumë të flitet. Nuk do të flasim as për edukimin e fëmijëve edhe pse duhet bërë patjetër një gjë të tillë. Ne nuk do t’ua vërtetojmë njerëzve saktësinë dhe korrektësinë islame ngase t’ua argumentosh njerëzve diellin në ditën e nxehtë kur në qiell nuk ka asnjë re është e tepërt. Tek e fundit, Allahu i Madhëruar nuk ka urdhëruar t’i bindim njerëzit por t’ua transmetojmë, t’ua kumtojmë fenë e Allahut, e kush beson, beson, e kush mohon, mohon. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَإنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِيَ لِلّهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوْتُواْ الْكِتَابَ وَالأُمِّيِّينَ أَأَسْلَمْتُمْ فَإِنْ أَسْلَمُواْ فَقَدِ اهْتَدَواْ وَّإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاَغُ وَاللّهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ
E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: “Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij”! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: “A pranuat fenë islame”? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t’u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve” .
A nuk mjafton si dëshmi se Allahu i Madhëruar ka thënë:
“الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً
…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…” .
“إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ
Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami…” .
“وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit” .
Më besoni, sa shumë do të doja sikur sot të flisnim për familjen, për fëmijët, për Islamin, por ata, ata nuk po më lejojnë. Më kanë detyruar, dhunshëm, të flas për ta. Ma kanë imponuar këtë ligjëratë. Më duhet të flas për mynafikët e rinj. Por më parë të sqarojmë një problematikë tjetër.
Njerëzit sot fenë e kane me trashëgimi

E kam takuar një njeri në Haxh. Kishte qenë i krishterë por kishte pranuar Islamin. Më besoni, fytyra i shndriste andaj desha të bisedoj me të.
Përse kalove në Islam? – e pyeta.
U binda se isha në rrugë të gabuar ndaj kalova në rrugën e duhur – mu përgjigj.
Po, por çka ndjeve? – e pyeta prapë.
Ndjeva diç shumë me rëndësi- më tha. Vetja më dukej sikur jam në një barkë në det me lopata në dorë por i verbër. Nuk dija kah po shkoj. Kur pranova Islamin, më erdhi shikimi dhe rreziku mu largua- sqaroi.
Kështu është Islami, të shpëton nga humnera, nga injoranca, por të jemi real, ne që kemi lindur nga prindër muslimanë, a e kemi ndier një gjë të tillë ndonjëherë? Kush prej nesh ka ndier një gjë të tillë? Kush prej nesh është bindur se Islami është i pazëvendësuar?
Jo…ngase ne e kemi trashëguar fenë.
Ne falim namaz por siç falen njerëzit…
Agjërojmë por siç agjërojnë njerëzit…
Ne nuk ndiejmë kënaqësi në namaz dhe në agjërim ngase i kemi të trashëguara…
Ne nuk kemi kuptuar se namazi dhe agjërimi janë pjesë e Islamit por jo Islam. Të falësh e të agjërosh e këndej të jesh “tolerant”, “modern”, nuk e ke dert të shkosh në plazh, në koncerte, në disko…Kështu është kur feja trashëgohet…
Nejse, të kthehemi tek ata që e duan prej nesh një gjë të tillë. Të flasim për ata që na duan si formalistë në fe. Të diskutojmë për ata që mundohen ta zhdukin nga zemrat tona krenarinë dhe mburrjen me këtë fe.

Mynafikët e rinj me përvojë të trashëguar
Në kohën kur po përgatitja këtë ligjëratë dhe pikërisht tani kur duhet të bej ndërlidhjen e përvojave hipokrite të së kaluarës me të tanishmen, mu kujtua një “hiqaje” popullore, e cila mbase i shkon shtati hipokritëve. Një njeri ecte rrugës me një thes në shpinë. E ndali një njeri dhe i tha: Çfarë ke në këtë thes që po e bart në shpinë? Kam dreqër- iu përgjigj. A mund të ma zgjedhsh një në fund?- e pyeti. Po këta, si në fund, si në fillim, janë të njëjtë- iu përgjigj ai. Edhe këta, mynafikët, janë të rinj vetëm se të fundit nga përvoja e shumtë dhe avancimi teknologjik janë bërë më të shkathtë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ وَإِن يَقُولُوا تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُّسَنَّدَةٌ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ هُمُ الْعَدُوُّ فَاحْذَرْهُمْ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ أَنَّى يُؤْفَكُونَ
E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” .
Historiku i tyre zë fill qysh nga ditët e para të Islamit. Ata u përpoqën me tërë potencialin që patën ta zmbrapsin këtë fe por nuk realizuan dot një qëllim të tillë. Në zemër përherë bartnin urrejtje për Islamin dhe muslimanët dhe kur iu vinte momenti ta shprehnin atë, e bënin në formën më nënçmuese. Në luftën e Bedrit kur muslimanët ishin pak në numër, ishin të paarmatosur, të uritur, të zhveshur, dhe karshi ushtrisë së armikut e cila jo vetëm në shifër por edhe në pajisje ushtarake tejkalonte shumëfish këtë, nuk ishin asgjë, ata shpalosen zemrat e sëmura dhe filluan të hedhin breshër hipokrizie mbi muslimanët. Ata thoshin:
“إِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَـؤُلاء دِينُهُمْ
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: “Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s’kanë fuqi të luftojnë)…” .
Ata harruan edhe diç tjetër që Allahu i Madhëruar përmendi në po këtë ajet.:
“إِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَـؤُلاء دِينُهُمْ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ فَإِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: “Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s’kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë” .
Ata harruan se kush mbështetet në Allahun e Madhëruar nuk pëson disfatë. Thënë të vërtetën, disa e panë rrezikun me kohë. Ata nuk i brengoste fuqia e tyre fizike por shpirtërore saqë njeri prej tyre pati thënë: “لَئِنْ كُنّا إنّمَا نُقَاتِلُ النّاسَ فَمَا بِنَا مِنْ ضَعْفٍ عَنْهُمْ وَلَئِنْ كُنّا إنّمَا نُقَاتِلُ اللّهَ كَمَا يَزْعُمُ مُحَمّدٌ فَمَا لِأَحَدِ بِاَللّهِ مِنْ طَاقَةٍ Nëse ne luftojmë kundër njerëzve, atëherë nuk jemi të dobët por nëse luftojmë kundër Allahut, siç pretendon Muhammedi, atëherë ne nuk kemi mundësi” .
Kur e panë ata se Allahu i Madhëruar e ndihmoi Muhammedin, thanë: kjo gjë është pritur. Edhe sot është e njëjta gjë me mynafikët e rinj…
Kështu, ata shfaqën besimin apo thënë në realitet hipokrizinë e tyre por këtë nuk mund t’ia fshehin Allahut të Madhëruar:
“إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ (1) اتَّخَذُوا أَيْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu). 2. Ata betimin e tyre e bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq” .
Ata Islamin e duan vetëm për interes personal. Po nuk përfituan asgjë, ata ia kthejnë shpinën dhe nuk interesohen fare për të. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمِنْهُمْ مَنْ عَاهَدَ اللَّهَ لَئِنْ آَتَانَا مِنْ فَضْلِهِ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ الصَّالِحِينَ (75) فَلَمَّا آَتَاهُمْ مِنْ فَضْلِهِ بَخِلُوا بِهِ وَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُونَ
E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: “Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. 76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut” .
Kur’ani aq shumë ka sqaruar çështjen e hipokritëve saqë Ibni Omeri ka thënë se vetëm kemi pritur kur Allahu i Madhëruar të na i përmend me emra. Nëse ndalemi vetëm në fillim të Kur’anit, në kaptinën El Bekare, do të shohim se njerëzit janë ndarë në tri grupe: besimtarë, pabesimtarë dhe hipokritë. Katër (4) ajetet e para flasin për besimtarë, dy (2) ajetet në vijim flasin për pabesimtarët kurse mbi dhjetë ajete tjera flasin për hipokritë. Sqaroi edhe imtësitë e personalitetit të tyre dhe synimet dhe motot e veprimeve të tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
“أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ أَنْ لَنْ يُخْرِجَ اللَّهُ أَضْغَانَهُمْ (29)وَلَوْ نَشَاءُ لَأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُمْ بِسِيمَاهُمْ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَالَكُمْ
A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre? 30. E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do t’i njihje konkret, po me siguri do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja” .
“يُرِيدُونَ أَن يُطْفِؤُواْ نُورَ اللّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَيَأْبَى اللّهُ إِلاَّ أَن يُتِمَّ نُورَهُ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë” .
Mynafikët e rinj
Për dallim nga mynafikët e mëhershëm, këta të rinjtë bartin edhe leje identifikimi islame. Rrjedhin nga familje muslimane. Kanë emra muslimanë por shpirtra djajsh. Ata duan ta shfrytëzojnë Islamin për qëllime të tyre dhe në emër të tij ta shkatërrojnë atë. Ata mundohen nëpërmjet muslimanëve t’i japin fund Islamit. Ja përshkrimi i tyre por më parë kam një vërejtje. Këto cilësi nuk jam duke ua mësuar që të dilni dhe të gjykoni njerëzit se ky qenka mynafik e ky jo. Jo, këto ia them secilit duke filluar nga vetja ime që ta pyesim veten tonë: a jam munfaik dhe a gjenden tek unë këto cilësi. Le ta gjykojmë veten tonë së pari e pastaj të dalim tek të tjerët.
Cilësia e parë e tyre është:

1. Përhapja e indiferencës ndaj Islamit dhe zhgënjimit me të
Thotë Allahu:
“فَتَرَى الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ يُسَارِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَى أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَةٌ فَعَسَى اللّهُ أَن يَأْتِيَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِّنْ عِندِهِ فَيُصْبِحُواْ عَلَى مَا أَسَرُّواْ فِي أَنْفُسِهِمْ نَادِمِينَ
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre” .
Allahu i Madhëruar në këtë ajet kur’anor na flet për një grup mynafikësh, të cilët gati sa nuk lidhen miqësi me çifutët. Ne duam të lidhim miqësi me ta në mënyrë që nëse pësojnë disfatë muslimanët të mos jemi pjesë e maltretimeve por të shpëtojmë.
Mjerisht, ky përshkrim është shumë aktual në mesin tonë.
– Unë nuk ia vë gruas mbulesën ngase nuk rrezikoj dot. Mund të na dalin probleme.
– Unë për t’i marrë letrat më duhet të mos deklarohem si muslimanë. Më duhet t‘i mbaj familjen.
– Ne nuk i prishim miqësinë dhe raportet e mira me çifutët edhe pse ata ushtrojnë gjenocid në palestinezë. Madje në mënyrë ironike na përgjigjen: “Po e lypin edhe ata, kur nuk munden pse po luftojnë”.
– Unë nuk kam nevojë ta lëshoj mjekrën, ta fali namazin, t’ia vë gruas mbulese, mjafton e kam zemrën e mirë. Edhe pse konsumoj raki, është problem i imi me Zotin. Edhe pse vrapoj pas grave të huaja, është çështje e imja. Edhe pse jap e marr kamatë, është çështje biznesi.
– Ne nuk jemi si arabët. Ne jemi “open”, jemi tolerant, nuk na pengon kush çfarë feje ka. Me rëndësi beso në një Zot e tjerat janë pallavra.
Po si more janë pallavra kur e kota me të vërtetën nuk mund të bashkohen, besimi me besëtytni nuk përputhen dot, sinqeriteti me inat e mëri nuk shkojnë bashkë, si? Na tregoni ju lutem?
– Unë nuk shkoj në Haxh ngase haxhi është vizitë, turizëm, dhe preferoj që ta vizitoj Nju Jorkun, atje nuk ka zhurmë minaresh por zhurmë muzike, atje nuk ka njerëz të mbështjellur por njerëz mode, gjysmë lakuriq, atje ka ujë zemzemi por këtu ka raki një shekullore..Edhe këto janë alternativa. E vërtetë, por të djallit.

2. I flasin epshit dhe gjykojnë sipas tij
Kjo është cilësia e dytë e tyre. Hallall është ajo çka ua thotë epshi, haram ajo çka ua dikton logjika e prishtë.
– Hoxho, po si mund të thuash se unë kam rënë në prostitucion me atë grua kur ajo me vet dëshirë erdhi. Unë nuk ia imponova.
– Si thua se hixhabi është obligim, nëse gruaja nuk është e sinqertë, atëherë veshi çka të duash?
– Si thua se birra është haram kur ajo nuk ka shumë alkool?
– Na lodhet. Me duket se këto gjëra po i thoni vet.
O njerëz! Po ne kur flasim nuk themi: Unë po them kështu, por citojmë: Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an, Muhammedi, alejhi’s selam në hadith. Kur them se hixhabi është obligim, citoj ajetin kur’an:
“يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَّحِيماً
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues” .
Kur them mos pi raki, citoj ajetin kur’anor:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” .
Ndoshta më thua se kjo vlen për raki por jo për birrë kurse unë të them se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“ليشربن ناس من أمتي الخمر يسمونها بغير اسمها
Disa njerëz nga ummeti im do ta pinë rakinë dhe do ta quajnë me emra tjerë” .
Nëse diskuton për përqindjen e birrës, atëherë ja ku kam mbështetje prapë. Muhammedi, alejhi’s selam shpjegon:
“ما أسكر كثيره فقليله حرام
Ndalohet pakica e asaj që (po u konsumua) me shumicë të deh” .
“أنهاكم عن قليل ما أسكر كثيره
Ua ndaloj atë të paktën, shumica e secilës deh” .
“اجتنبوا ما أسكر
Largohuni nga çdo gjë që deh” .
A mbet me ndonjë dyshim?
Kur them se bastoret sportive janë haram, i referohem Kur’anit ku qëndron:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” .
Kur them se kamata është haram dhe nuk është biznes, kthehem tek parimi kur’anor dhe citoj:
“الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُواْ إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا وَأَحَلَّ اللّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën…” .
Kur them se zinaja, qoftë edhe “me qejf” është e ndaluar, i drejtohem Kur’anit ku urdhërohet:
“وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاء سَبِيلاً
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe” .
Kur them se maturat, ku konsumohet alkool, vallëzohet e jo rrallë edhe shitet nderi, janë haram, përkujtoj një hadith të Pejgamberit, alejhi’s selam i cili është shumë interesant:
“لَيَشْرَبَنَّ نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي الْخَمْرَ يُسَمُّونَهَا بِغَيْرِ اسْمِهَا يُعْزَفُ عَلَى رُءُوسِهِمْ بِالْمَعَازِفِ وَالْمُغَنِّيَاتِ يَخْسِفُ اللَّهُ بِهِمْ الْأَرْضَ وَيَجْعَلُ مِنْهُمْ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ
Një grup nga ummeti im do të konsumojnë raki dhe do ta emërtojnë me emra tjerë. Tek koka iu behet muzike me dajre e këngëtarë. Allahu i Madhëruar do t’i fundos në tokë kurse një grup të tyre do t’i shndërroj (biologjikisht) në majmunë dhe derra” .
Hadithi, ndoshta më thua se flet për një kohë kah fundi i botës por kur unë përkujtoj Rebi’ b. Huthejmin, i cili me gjithë devotshmërinë që kishte jo rrallë prekte fytyrën natën të shikonte mos është shndërruar në diç, më bën që vërtetë të kam frikë sidomos kur mbrëmjet si maturat kanë përshkrimin plotësisht të ngjashëm me atë në hadith.
Më thoni nëse këto gjëra nuk ndodhin në mbrëmjet e maturës?
Pra, ne nuk po themi mendimet tona por po themi: Ka thënë Allahu i Madhëruar, ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam.
Problemi me ju qëndron diku tjetër. E dini ku. Qëndron në atë se Allahu i Madhëruar nuk i shpallë fe epshit por shpirtit të njeriut. Ai duhet të udhëhiqet nga shpirti e jo nga epshi. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar” .
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لا يؤمن أحدكم حتى يكون هواه تبعا لما جئت به
Askush nuk ka besuar derisa edhe epshi i tij të mos drejtohet nga parimet fetare që solla” .

3. Komentimet për të shpëtuar nga feja
Cilësia e tretë e tyre është pakëz e ndërlikuar. Ata mundohen të bëhen të mençur dhe të na mësojnë fenë. Po ua përmende ndonjë gjë, që në raste të caktuara mund të ketë lehtësime, të lodhin me atë gjë.
– Hoxho, unë falem në shtëpi ngase namazi në xhami nuk është farz. Si, e dëgjon ezanin, e ke shtëpinë afër dhe nuk i përgjigjesh muezzinit,? Kjo nuk është arsye. Përkundrazi, ata që nuk i përgjigjen janë hipokritë. Pejgamberi, alejhi’s selam as Ummi Mektumit të verbër nuk mundi t’ia lejoj namazin në shtëpi e lëre më ty. Nejse, ai ishte i verbër në sy kurse ne në zemra.
– Hoxho, feja nuk do vështirësi, dhe unë i mbahem këtij parimi. Të jesh në tavolinë me zyrtarë të lartë dhe ata të pinë raki e unë jo, disi po del turp. Kur jam vetëm në shtëpi kurrë nuk e përdori, vetëm ndonjëherë për Vitin e Ri. Besoj se për pak edhe Zoti na falë.
Unë do të kisha thënë ndryshe. Zoti falë shumë por edhe ndëshkon shumë madje na ka tërhequr vërejtjen edhe për atë të paktën e ka thënë:
“وَتَحْسَبُونَهُ هَيِّناً وَهُوَ عِندَ اللَّهِ عَظِيمٌ
…duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe” .
– Më keni thënë disa herë se më duhet ta dëgjojë babanë dhe nënën dhe mu për këtë nuk vë mbulesën në kokë ngase po nuk respektova ata, Zoti më ndëshkon.
Si, ta kundërshtosh Zotin mendon të shpërblehesh. A nuk e di se respekti, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, nëse bie ndesh me ligjet e Allahut të Madhëruar, refuzohet. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق
Nuk ka respekt për krijesën kur Allahut të Madhëruar t’i bëjë mëkat” .
Tërë këto gjendje i përshkruan Allahu në Kur’an kur thotë:
“إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلَاةِ قَامُوا كُسَالَى يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا (142) مُذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَلِكَ لَا إِلَى هَؤُلَاءِ وَلَا إِلَى هَؤُلَاءِ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ سَبِيلًا
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun. 143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për të” .

4. Dituria sipërfaqësore
Mynafikët e rinj janë lloj i avancuar i mynafikëve. Zhvillimi teknologjik ua ka mundësuar këtë epitet. E kalojnë tërë ditën pranë internetit në gjëra të kota dhe ndonjëherë rastësisht iu bie të lexojnë diç për Islamin por pa e kuptuar ndaj me të dëgjuar prej teje ndonjë gjë, si p.sh. për muzikën, etj, të thonë: Ngadalë hoxhë, unë kam lexuar se ka edhe mendime tjera. Edhe e po lexojmë nga pak. Në filan hadithin qëndron kështu…Filan dijetari ka thënë kështu? Nuk i është vënë kapak kësaj meseleje.
Në të kaluarën është thënë se gruaja nuk duhet të udhëtojë vetëm kurse tani (lexo kur trafikimi me qenie të gjalla është përhapur më shumë se kurrë) nuk ka rrezik për gra, ndaj ai parim fetar mbetet në pension?
MashaAllah! Po kur u bëtë ju të flisni për mesele fetare?! Kur lexuat a kuptuat diç që të sillni mendime dijetarësh?! Kur kuptuat fenë kaq “bukur”?! Allahu i Madhëruar ka thënë:
“وَلاَ تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَـذَا حَلاَلٌ وَهَـذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُواْ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ لاَ يُفْلِحُونَ
Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim” .

Përmbyllje
Këto ishin disa cilësi të hipokritëve, të cilat vërtetë janë një kancer për shoqërinë islame sidomos kur dihet se janë brenda trupit të saj. Do të preferoja përmbylljen e kësaj ligjërate modeste me një hadith të Hudhejfes , i cili bën përshkrimin real të gjendjes dhe sjell edhe barin adekuat. Hudhejfe transmeton se:
“كَانَ النَّاسُ يَسْأَلُونَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ الْخَيْرِ وَكُنْتُ أَسْأَلُهُ عَنْ الشَّرِّ مَخَافَةَ أَنْ يُدْرِكَنِي فَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّا كُنَّا فِي جَاهِلِيَّةٍ وَشَرٍّ فَجَاءَنَا اللَّهُ بِهَذَا الْخَيْرِ فَهَلْ بَعْدَ هَذَا الْخَيْرِ شَرٌّ قَالَ نَعَمْ فَقُلْتُ هَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الشَّرِّ مِنْ خَيْرٍ قَالَ نَعَمْ وَفِيهِ دَخَنٌ قُلْتُ وَمَا دَخَنُهُ قَالَ قَوْمٌ يَسْتَنُّونَ بِغَيْرِ سُنَّتِي وَيَهْدُونَ بِغَيْرِ هَدْيِي تَعْرِفُ مِنْهُمْ وَتُنْكِرُ فَقُلْتُ هَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الْخَيْرِ مِنْ شَرٍّ قَالَ نَعَمْ دُعَاةٌ عَلَى أَبْوَابِ جَهَنَّمَ مَنْ أَجَابَهُمْ إِلَيْهَا قَذَفُوهُ فِيهَا فَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ صِفْهُمْ لَنَا قَالَ نَعَمْ قَوْمٌ مِنْ جِلْدَتِنَا وَيَتَكَلَّمُونَ بِأَلْسِنَتِنَا قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ فَمَا تَرَى إِنْ أَدْرَكَنِي ذَلِكَ قَالَ تَلْزَمُ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَإِمَامَهُمْ فَقُلْتُ فَإِنْ لَمْ تَكُنْ لَهُمْ جَمَاعَةٌ وَلَا إِمَامٌ قَالَ فَاعْتَزِلْ تِلْكَ الْفِرَقَ كُلَّهَا وَلَوْ أَنْ تَعَضَّ عَلَى أَصْلِ شَجَرَةٍ حَتَّى يُدْرِكَكَ الْمَوْتُ وَأَنْتَ عَلَى ذَلِكَ
Njerëzit e pyesnin Pejgamberin, alejhi’s selam për vepra te mira kurse unë e pyesja për veprat e këqija nga frika që të mos më ndodhin. Një ditë i thashë: O i dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në injorance dhe të keqe por Allahu i Madhëruar na solli këtë mirësi (Islamin) kështu qe a ka pas kësaj të mire ndonjë sherr? Po- më tha. Po pas atij sherri a ka ndonjë të mirë? – pyeta. Po – mu përgjigj prapë, dhe ne të ka Dehan – shtoi ai. Po si është Dehani i saj? – u interesova. Njerëz që nuk trasojnë rrugën time dhe që nuk udhëzohen me udhëzimin tim. Prej tyre ka që i njeh por edhe ka të panjohshëm- sqaroi.Po mire, pas kësaj të mire a ka ndonjë të keqe tjetër?- e pyeta prape.Po – tha ai-: Do të jenë misionarët që thërrasin për në ferr, kush iu përgjigjet e hedhin në të –nënvizoi ai. Atëherë na i përshkruaj ata o i dërguari i Allahut!- kërkova nga kureshtja. Po, ata janë sikur ne dhe flasin gjuhën tonë- tha ai. Po unë nëse arrij atë kohë çfarë të bëj, çfarë më këshillon?- e pyeta. Mbahesh për kolektivit të muslimanëve dhe prijësit të tyre- më porositi. Po, por nëse nuk ka as kolektiv dhe as prijës, si të veproj? – i thashë. Distancohu nga ato grupacione, që të gjitha, dhe mos iu ndaj kolektivit të muslimanëve (sado që udhëheqësit të jenë të padrejtë) derisa vdekja të të zë në atë gjendje¬ –më këshilloi i Dërguari i Allahut” .

Ajo që po vërejmë në këtë hadith është se në kohë trazirash dhe rrëmujash besimtari duhet të jetë shumë i matur dhe t’i shmanget çdo grupi që punon për interes personal dhe që lufton grupin tjetër. Ai nuk guxon t’i shmanget kolektivit të muslimanëve sado shtrenjtë që mund të paguaj për këtë gjë.
Pra, shpëtimi ynë është në zhdukjen e përkatësisë ndaj grupeve e partive dhe ne mbetjen vetëm në përkatësinë islame, zaten një grup dijetarësh kanë përmendur se fjala “”rrënjë e pemës” flet për mbajtjen për parimeve thelbësore të fesë, respektivisht për pesë kushtet e Islamit ashtu siç i besojnë njerëzit e rëndomtë.

 

Pjesë të shkëputura nga ligjërata e Muhammed Husejn Ja’kubit me titull “El Munafikune’l xhudud”
Përshtati në shqip: Sedat Islami/ sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit