3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Gjilanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e, në vazhdën e takimeve me administratën dhe anëtarët e Këshillave, sot vizitoi Këshillin e BI-së së Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i Këshillit Naim ef. Aliu.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, u interesua për gjendjen e përgjithshme të Këshillit, për të cilën u njoh nga kryetari Aliu.

Ai ofroi përkrahjen e plotë të Kryesisë së BIK-ut për projektet e Këshillit. Gjithashtu Myftiu Tërnava porositi kryetarin Aliu dhe nëpërmes tij gjithë imamët që të shtojnë angazhimin e tyre për mirëqenien e besimtarëve tanë, ngase një gjë të tillë e kemi amanet nga i Madhi Zot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit