26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

A është i pastër gjaku i insekteve (p.sh.: i mushkonjave) nëse prek rrobën me të cilën ndodh ta fali namazin?

Më të lexuarat

Përgjigja: Sipas dijetarëve, insektet nuk kanë gjak. Nëse e mbyt atë sheh se nuk i del gjak. Gjakun që e ka mushkonja (nëse e mbyt) është i njeriut, prej të cilit e ka thithur. Mendimi më i saktë i dijetarëve është se gjaku është i pastër. Gjaku i njeriut është i pastër. Prandaj, nuk prish punë nëse falësh me rrobën në të cilën ka mbetur gjaku prej mbytjes së mushkonjës. Nëse miza bie në ushqim, atëherë zhytet e tëra në të, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë për të se në njërin krahë të saj gjendet sëmundja dhe në tjetrin gjendet ilaçi. Këtë e ka vërtetuar edhe shkenca. Një dispozitë që nxirret nga kjo është se nëse insektet ngordhin në ushqim, nuk duhet të hidhet ai ushqim, sepse insektet janë të pastra, nuk janë si cofëtinat e tjera. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se nëse miu ngordh në tlyen të ngurtë (siç e kanë përgatitur dikur), atëherë duhet të largohet miu dhe pjesa e tëlyenit përreth tij, sepse ai është cofëtinë dhe e bën të papastër atë pjesë. Tek insektet nuk është çështja e tillë. Ai (insekti i ngordhur) zhytet i tëri në ushqim dhe ai mund të pihet/hahet pastaj. Sikur insekti të llogaritej cofëtinë, ai ushqim nuk do duhej të hahej, sepse ai (insekti) ka ngordhur në të. Dijetarët i quajnë insektet gjëra që nuk kanë gjak që u rrjedh nëpër trup, siç kanë kafshët e mëdha.”

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit