2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava takoi ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı

Më të lexuarat

Prishtinë, më 22 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë, në të cilën u mirëprit nga ambasadori i ri i kësaj Ambasade, z. Tunç Angılı.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e Tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës.

Nga ana e tij, ambasadori i Turqisë, z. Tunç Angılı, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të Kosovës me të prekurit nga tërmeti. Ai tha se popullit turk është tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj popullit vëlla kosovarë për solidaritetin e treguar me popullin vëlla turk, si dhe për mbështetjen morale, me të cilën kanë dëshmuar vëllazërinë dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy popujve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit