Prishtinë, më 9 gusht 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim z. Labinot Azemin, organizator i fushatës kundër bullizmit.
Me këtë rast Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me aktivitetin e BIK-ut dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij institucioni për një mirëqenie sa më të mirë të popullit tonë, duke përgëzuar atë për këtë fushatë dhe njëherësh theksoi se në xhamitë tona ligjërohet mbi këtë çështje dhe zëri i imamit vihet në luftimin e çdo të keqeje e negative në mesin tonë, dhe se një hytbe do t’i kushtohet edhe fenomenit të bullizmit.
Nga ana e tij, z. Labinot Azemi, organizator i fushatës kundër bullizmit, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe për mbështetjen e pa rezervë të institucionit të BIK-ut kundër këtij fenomeni që po shtrin shtrat në shoqërinë tonë.
The post Myftiu Tërnava priti në takim z. Labinot Azemin appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.