17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog

Më të lexuarat

Prishtinë, më 27 nëntor 2023Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimin Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin e BE-së dhe nëpërmes tij edhe tërë Bashkimin Evropian për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Kosovën. Ai tha se ne si institucion mbesim të përkushtuar që në vend të mbretërojë harmonia dhe toleranca ndërfetare dhe ndëretnike, si vlera të çmuara të popullit tonë. Më pas, ai e njohu ambasadorin e BE-së edhe me punët dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.Nga ana e tij, ambasadori z. Szunyog, shfrytëzoi rastin që ta uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai çmoi lart kontributin e dhënë të Myftiut Tërnava dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit