6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Nuk mund të rrij në një vend, nuk më rehatohet trupit, çfarë do të thotë kjo?

Më të lexuarat

Pyetje: Nuk mund të rrij në një vend, nuk më rehatohet trupit, çfarë do të thotë kjo?

Përgjigje: Do të thotë se të pëlqen udhëtimi, ke dëshirë të udhëtosh shpesh.

Një njeri i cili krijon familje, ka një punë, një njeri i cili jeton në një vend ku adhurohet Zoti dhe thotë ” më bëri mirë, a s’më bëri mirë”, pastaj kjo është relative, për këtë arsye njeriu duhet të shoh të tjerët që janë nën të për të kuptuar se çfarë të mirash ka. Nuk të rrihet në  një vend dhe ke shtëpi, ke familje, ke të hash të pish, po atëherë çfarë do?!

Njerëzit e tillë  shohin lart, shohin të tjerët që janë shumë mirë dhe shumë lart dhe ky nuk ia arrinë dot dhe nuk ndjehet mirë, por po të shikoj dikë që nuk ka shtëpi, dikë që s’ka me ngrën e me pi, dikë që s’ka familje, aty e kupton se sa të mira të Zotit ka, për këtë arsye në një hadith kemi që për punët e ahiretit shikoj ata që janë sipër teje, ndërsa për punët e kësaj bote shikoj ata që janë posht teje, se duke parë njeriu ata që janë posht tij kupton mirësitë e Zotit ndaj tij.
Allahu ua lehtësofttë atyre që nuk bëhen rehat!

Hoxhë Ahmed Kalaja 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit