Prishtinë, më 1 dhjetor 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit të Pavarur të Mediave, z. Jeton Mehmetin.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, fillimisht e falënderoi z. Mehmetin për punën dhe kontributin e tij dhe të Komisionit të Pavarur të Mediave, e më pas e ngriti si temë diskutimi çështjen e mohimit të së drejtës së bashkësive fetare për të pasur frekuenca të radios dhe të televizionit.
Nga ana e tij, kryetari Mehmeti, gjatë këtij takimi shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe më pas e njohu Myftiun me punën e KPM-së si institucion i pavarur kushtetues për rregullimin e hapësirës mediale në Kosovë.