20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E EGJIPTIT Z. HALID I AMARA

Më të lexuarat

REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E EGJIPTIT Z. HALID I AMARA

Më 13.11.2023 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti ambasadorin z. Halid I Amara me rastin e pëfundimit të mandatit të tij si ambasador i Egjiptit me seli në Sofje ku mbulon edhe RMV.
Reisul Ulema i falenderoi për vizitën e tij si dhe vlerësoi lartë rolin e tij në sferën e bashkëpunimit me BFI e RMV, në veçanti në procesin e nostrifikimit të Medresesë Isa Beu, që pas disa vitesh prej vitit të kaluar, nxënësit tashmë pranohen në Universitetin e Ez’herit në Kairo.
Njëherit i uroj angazhimin e ri në diplomaci dhe uroj suksese të reja. BFI e RMV gjithmonë do ta kujtoj si një personalitet të nivelit të lartë, të urtë dhe ambicioz.
Edhe ambasadori i Egjiptit në Sofje z. Halid I.Amara vizitën e cilësoi si një respekt ndaj BFI për bashkpunim të mirëfilltë dhe se do e perkujtojë gjithmonë si shtëpinë e tij.
Në shenjë rrespekti dhe kujtimi ambasadori z. Amara i dhuroi BFI një numër të konsiderueshëm të literaturës islame për nevojat e bibliotekave të saja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit