Prishtinë, më 12 shtator 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Mendim Islam, prof.dr. Mehmet Gormez.
Myftiu Tërnava u shpreh i lumtur për vizitën e profesor Gormezit në Kosovë, duke shprehur kështu falënderimet e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mundësinë e bashkëpunimit tanimë ndërmjet Fakultetit të Studimeve Islame dhe Institutit që drejton prof.dr. Mehmet Gormez, si një nga emrat më eminent të botës islame që ka kontribute të veçanta nga fusha e shkencave islame, sidomos nga fusha e hadithit dhe shkencave të hadithit.
Nga ana e tij, prof. dr. Mehmet Gormez, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve kredibile në shkëmbimin e kuadrove dhe studentëve të studimeve të larta pasuniversitare.
Mehmet Gormez ka qenë kryetar i DIJANET-it të Republikës së Turqisë.