13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Çfarë duhet të veprojë ai që ka rënë pre e shigjetës së helmuar (shikimit të ndaluar) e si pasojë është sprovuar me dashuri të ndaluar?

Më të lexuarat

Përgjigje

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me atë njeri të cilin e ka prekur “shigjeta e helmuar e Iblisit” , pra, si të kurohet ky njeri? Ai ka thënë:

“Ai njeri që është goditur me shigjetë të helmuar, duhet të bëj ç’është e mundur që pikë së pari ta pastrojë plagën, e pastaj t’i gjejë sa më shpejtë ilaçin e duhur, e në rastin konkret ilaçi gjendet në disa çështje:

E para: Të martohet, se në këtë mënyrë do të gjejë prehje.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse dikush nga ju mahnitet nga bukuria e një femre, le të shkojë te bashkëshortja e tij, se ajo ka atë që ka edhe ajo.”
Duke vepruar kështu, ai e shuan pasionin dhe e dobëson epshin.

E dyta: T’i falë rregullisht pesë kohët e namazit, t’i përkushtohet adhurimit, lutjes, e sidomos në një të tretën e fundit të natës, si dhe të jetë i përqendruar gjatë faljes dhe leximit të Kuranit.

Të lutet shpesh me lutjen profetike: “O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde! O Ti që i orienton zemrat! Orientoje zemrën time për tek bindja ndaj Teje dhe ndaj të Dërguarit Tënd!”

Nëse njeriu i shton adhurimet, përuljen ndaj Zotit dhe lutjen, Allahu ia largon brengën e tij nga zemra, ashtu siç thotë në ajetin kuranor:

كَذَلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ (24)
“Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” Jusuf, 24.

E treta: Të largohet prej saj sa të jetë e mundur. Të largohet nga shtëpia e saj, nga puna, nga rrethi shoqëror etj; në mënyrë që të mos e shohë e as të mos dëgjojë për të, pasi largësia i ftoh marrëdhëniet dhe kur njeriu kujtohet rrallë, ndjenjat shuhen.
Le t’i veprojë këto të tria dhe do ta vërejë ndryshimin, e Allahu e di më së miri.”

“El Fetaua”, Vëll. 32, f. 5.
Përktheu: E.Ajdini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit