2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Turqisë, z. Tunç Angılı

Më të lexuarat

Prishtinë, më 6 mars 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı.Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Ai më pas e njohu atë me historikun, aktivitetet dhe sfidat që ka institucioni i Bashkësisë Islame. Myftiu tha se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar për një mirëqenie të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim. “Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet institucionit të BIK-ut dhe ambasadorëve të mëhershëm të Turqisë, mund të themi se ka ekzistuar një raport tejet i mirë, për çka shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne e falënderojmë Qeverinë turke, Dijanet-in, Drejtorinë e Vakëfeve, TIKA-n dhe institucionet e tjera për të gjitha ndihmat dhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani me BIK-un” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, ambasadori Angılı, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe njëkohësisht me theks të veçantë e falënderoi për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të vendit me të prekurit nga tërmeti. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e institucionit të BIK-ut për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet të gjithë qytetarëve pa dallim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit