11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Skena rrëqethëse: qyteti ukrainas që rrafshuan forcat ruse

Më të lexuarat

Lufta: aty ku s’ka më civilë, s’ka më arsye për të jetuar…

Sipas të dhënave të vitit 2015, mbi 10,000 njerëz jetonin në qytetin ukrainas të Marinka-s, por që nga fillimi i nëntorit 2022, nuk ka më civilë në të.

Ushtria ruse publikoi foto nga qyteti i pushtuar ukrainas Marinka në rajonin e Donetsk, i cili u shkatërrua plotësisht gjatë luftës.

Përdoruesit e rrjeteve sociale, si dhe autoritetet ukrainase, kanë reaguar dhunshëm ndaj goditjeve ajrore mbi qytetin Marinka.

Andrij Jermak, shef i zyrës së Presidentit, theksoi se Marinka ishte e gjallë dhe lulëzonte para luftës.

“Ky është qyteti ukrainas Marinka në rajonin e Donetskut. Ishte një qytet paqësor. Ishte… Derisa kriminelët rusë e shkatërruan plotësisht. Zmadhoni foton për të parë se si nuk ka mbetur asgjë”, shkruan Ministria e Jashtme e Ukrainës.

“Marinka është evakuuar plotësisht, nuk ka njeri në qytet përveç ushtarëve. Nuk ka asnjë mënyrë që popullata civile të jetojë atje. Forcat ruse po rrafshojnë qëllimisht rrënojat e qytetit për të shkatërruar të gjitha strehimoret, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një strehë civile ose një objekt ushtarak. Ata shkatërrojnë gjithçka sepse nuk mund të mposhtin trupat tona me taktikat e tyre. Prandaj shkatërrojnë gjithçka të gjallë”, tha shefi i policisë së Marinka-s, Artem Šus. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit