1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt të kuptuarit sheriatik të zhvillimeve shkencore”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 7 nëntor 2023Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti, po marrin pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare me titull “Drejt të kuptuarit sheriatik të zhvillimeve shkencore”, e cila po mbahet në Abu Dabi. Kjo Konferencë është organizuar nga Këshilli i Fetvasë së Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe po mbahet nën patronazhin e ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, shejk Abdullah bin Zayed al Nahyan.Konferenca filloi punimet me fjalën përshëndetëse të ministrit të Tolerancës dhe Bashkëjetesës së Emirateve, shejk Nahyan bin Mubarak al Nahyan.Në këtë Konferencë po marrin pjesë më shumë se 160 figura shkencore dhe intelektuale, që përfaqësojnë më shumë se 50 vende.Konferenca ka për qëllim thellimin e njohurive dhe të kuptuarit e saktë, duke ofruar kështu një mundësi për studiuesit dhe hulumtuesit për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë këtu jurisprudencën e realitetit dhe çështjet e tjera të Sheriatit, në atë mënyrë që të kontribuojë në përputhshmërinë e tërthortë të shkencave natyrore dhe të Sheriatit, kjo me qëllimin e vetëm për ta konsideruar ngjarjen si një urë për afrimin e shkencave të Sheriatit dhe shkencave natyrore. Kjo Konferencë ka për synim kryesor afrimin e specialistëve dhe unifikimin e gjuhës mes tyre.Temat kryesore që do të diskutohen gjatë kësaj Konference janë: “Fetvatë në zhvillimet shkencore – drejt një metodologjie të disiplinuar dhe të qëndrueshme që ndërvepron me nevojat njerëzore”; “Fetvatë në fushën e hapësirës, kozmonautët dhe zhvillimet në hapësirën jashtë tokës”; “Fetvatë në fushën e ambientit dhe ndryshimeve klimatike”; “Fetvatë në çështjet mjekësore”; “Fetvatë në çështjet e mjekësisë familjare” dhe “Fetvatë mbi inteligjencën artificiale”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit