9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e selisë së Këshillit të BI-së së Gjilanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 janar 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga administrata e Këshillit të BI-së së Gjilanit, pa sot nga afër punimet në ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Myftiu Tërnava u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtij objekti, duke shprehur kështu kënaqësinë e tij me zhvillimin e deritanishëm të punimeve.

Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira infrastruktuore për mbarëvajtjen dhe ecurinë sa më të mirë të punëve, për të mirën e besimtarëve tanë në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit