1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Myftiu Tërnava organizoi pritje përurimi për festën e Fitër-Bajramit

Më të lexuarat

Me rastin e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9:00-12:00 .

Nga institucionet për vizitë erdhën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me kabinetin e tij

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji

Ambasadori i Turqisë në Kosovë,Sabri Tunç Angili me mushavirin

Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi

Nga partitë politike

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Nga AAK- Besnik Tahiri

Nga PDK Bajrush Xhemajli

Ferid Agani, kryetar i PD-së,

Qazim Rrahmani, sekretar i përgjithshëm nga Partia e Ashkalinjve për Integrim

Në urim ishin edhe shumë qytetarë dhe xhematlinjë tjerë si dhe personalitete të jetës kulturore, kulturore e fetare të Republikës së Kosovës.

Pas urimit disa nga personalitet deklaruan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti,“ Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku: Lutje dhe agjerim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit. Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë. Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit. Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojë. Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë!”, tha Abdixhiku.

Besnik Tahiri (AAK).“Bashkërisht me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot patëm nderin që të urojmë Myftiun e Kosovës për festën e Fitër Bajramit përmes myftiut dhe Bashkësisë Islame të Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky muaj është muaj që simbolizon solidaritetin dhe përkushtimin për të gjithë ata njerëz që kanë agjëruar gjatë këtij muaji por edhe njëkohësisht edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës, popullin shqiptar, në këtë muaj të solidaritetit. Për ne është shumë me rëndësi që këto festa janë festa që na bashkojnë por njëkohësisht na vendosin në momente për të reflektuar”, tha Tahiri.

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Qazim Rrahmani .“Ashtu siç kanë ditur myslimanët të jenë të bashkuar gjatë muajit të Ramazanit, shpresoj që edhe në festë të jemi sa më të bashkuar dhe Ramazani të lë shenjë që të jemi sa më afër njëri-tjetrit dhe për ta ndihmuar e mirëkuptuar njëri-tjetrin. Kjo festë i bashkon gjithë njerëzimin, andaj në emër të komunitetit shprehi urimet më të sinqertë për të gjithë besimtarët mysliman por edhe për myftiun Tërnava”, tha Rrahmani.

Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, pas urimit është shprehur: “Jam i kënaqur që jam këtu për të uruar kryemyftiun Tërnava për t’i uruar festën e Bajramit e së bashku edhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në falje dhe në unitet siç ka thënë myftiu Tërnava në fjalën e tij të Bajramit”, tha Kryeipeshkvi Gjergji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit