5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Më të lexuarat

Prishtinë, më 21 prill 2023

Besimtarë të shumtë në Kosovë, por dhe më gjerë po kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, festë kjo e cila vjen pas agjërimit të muajit Ramazan.Besimtarë të shumtë anekënd trojeve shqiptare janë bashkuar në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e sabahut e më pas edhe atë të Fitër Bajramit.Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Fillimisht u ligjërua për festën e Fitër Bajramit dhe rolin e Ramazanit nga teologu Muhamed Stublla.Manifestimi vijoji më pas me faljen e namazit të sabahut e më pas edhe të Bajramit, të cilit i priu kryeimami i Kosovës, Vedat ef, Sahiti, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili përçoi mesazhe paqeje, solidariteti, afërsie mes njëri-tjetrit.

Veç tjerash Myftiu Tërnava apeloi te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos largohen nga vendi, por njëkohësisht edhe të krijohen kushte më të mira.Besimtarët janë ata që e ndjenjë më së shumti këtë festë, e cila vije pas agjërimit të Ramazanit, por edhe ibadeteve të tjera të shumta.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame si tradicionalisht organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë me fillim nga ora nëntë e mëngjesit deri në mesditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit