0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Myftiu Tërnava letër kryetarit të DIJANET-it Gormez

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava pas grushtshtetit të dështuar në Turqi i ka shkruar letër kryetarit të DIJANET-it, prof. dr. Mehmet Gormez në të cilin thuhet:

I dashur vëlla Mehmet Gormez
Me vëmendje e shqetësim kam përcjell ngjarjet dramatike të së premtes mbrëma në Turqi. Shpreh keqardhjen time të thellë për atë që ndodhi, por në të njëjtën kohë ndiehemi mirë që populli vëlla turk tejkaloj atë situatë të rëndë, duke ruajtur vlerat demokratike, institucionet legjitime, si dhe rendin kushtuese në vend.
I nderuari vëlla Gormez, po ashtu çmoj lart dhe ju përgëzoj për rolin dhe kontributin Tuaj në tejkalimin e asaj ngjarjeje të rëndë. Ju bëtë një akt patriotik për vendin, popullin, vlerat demokratike dhe institucionet kushtuese.
Destabiliteti i Turqisë, është i papranueshëm e i dhimbshëm për popullin dhe vendin tonë, andaj më lejoni që edhe njëherë të shpreh mbështetjen dhe përkrahjen tonë për Turqinë, lidershpiën e saj dhe popullin vëlla turk.
Tek Turqia, udhëheqja dhe populli i saj, ne shohim mikun, përkrahësin, mbështesin dhe aleatin tonë të padiskutueshëm, andaj angazhohemi dhe dëshirojmë një Turqi të fort, stabile e demokratike.
Lus Zoti, që ngjarje të tilla mos të përsëriten më. Zoti e ruajt Turqinë!

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit