18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Shpërthimi i një ish-marinsi: Ja njeriu që vrau 3 policë

Më të lexuarat

Personi që qëlloi për vdekje tre oficerë policie në qytetin Baton Rouge në SHBA është identifikuar si Gavin Eugene Long.

Sipas Daily Mail, ai është një person me ngjyrë nga Kansasi, që duhej të festonte sot 29-vjetorin.

Ai hapi zjarr ndaj forcave të policisë jo shumë larg zyrave qëndrore të forcave të rendit.

Mediat raportuan se një person i veshur me te zeza, me maskë dhe me një armë sulmi AR-15, po qëllonte ndaj policëve.

Ai vrau tre policë dhe plagosi tre të tjerë.

Forcat e policisë e ndoqën deri në një dyqan, ku edhe e vranë.

Burimet thonë se Long ka qenë një marins deri në vitin 2010.

Së fundmi ai ishte kthyer në një guru që jepte leksione për jetën.

Në një video të postuar online, Long thotë se ai nuk është i lidhur me asnjë grup, por ka lidhje vetëm me drejtësinë.

Ai ankohej në video për trajtimin që policia po u bën afro-amerikanëve, duke u kërkuar atyre që të luftojnë.

Tesionet në SHBA mbeten shumë të larta që kur forcat policore qëlluan për vdekje një person të zi pikërisht në qytetin Baton Rouge.

1 2 3 4 5 6 7 8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit