-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mustafa Bajrami-ateistëve: Nëse natyra është Zoti, e koronavirusi pjesë e natyrës, a po i bjen që koronavirusi është Zoti juaj?

Më të lexuarat

Diçka në lidhje me Zotin, koronavirusin, natyrën dhe shkencën!

Tjetër është kur thua besoj në shkencën dhe natyrën, e krejtëisht tjetër kur thua i besoj shkencës dhe natyrës. Në rastin e parë ti po i vë natyrën dhe shkencën në vend të Zotit, ndërsa faktet tregojnë se natyra sikur edhe njeriu janë krijesa të Zotit. Sikur që, shkenca është (vetëm) produkt i punës së njeriut. Ato nuk janë vetë Zoti e as zëvendësimi i Zotit të Vertetë.

Siç kam shkruar disa herë e siç e thotë Kur’ani në mënyrë eksplicite, natyra është manifestimi i ligjeve të Zotit gjithandej. Dmth, Zoti i manifestohet njeriut nëpërmes natyrës që e ka krijuar, nëpërmes krijimit të njeriut si qenie kaq e ndërlikuar dhe nëpërmes ligjeve që i ka krijuar për të funkcionuar gjithëçka njëjtë për të gjithë.

Në rastin e dytë, kur ti thua se i beson natyrës, i beson ligjeve të saj dhe i beson shkencës që është produkt i punës së njeriut, ti, në mënyrë të natyrshme pranon ekzistencën e Zotit edhe nëse nuk e thua drejtëpërdrejtë, dhe në mënyrë klasike.

Përndryshe, përdersa ne themi se Zoti nuk bënë keq, nuk bënë të liga e as e dëmton njeriun e natyrën, me se ateisti do të arsyetohej tani se Zoti i tyre, natyra dhe shkenca po dëmtojnë njeriun nëpërmes koronavirusit? Me që ateisti thotë se natyra është Zoti, pra, Zoti na qenka natyra, atëherë, si është e mundur të ketë një Zot si ky tani me emrin koronavirus, që e ha vetveten, punon kundër vetvetes, e mbytë vetveten, rrjedhimisht i bënë keq edhe njeriut e krijesave tjera si pejesë e vetvetes, natyrës? Si me dalë tani prej gjithë kësaj tautologjie? Si me shpëtue prej këtij kaosi logjik që e shkaktojnë atesitët me paditurinë e tyre?

Edhe njëherë, pra, natyra nuk është Zoti, por është krijesë e Zotit sikur ti dhe unë, shkenca është produkt i njeriut, jo vetë Zoti. Për njeriun mbetet që nëpërmes shkencës dhe mësimeve të fesë t’i hulumtojë këto krijesa dhe ligjet e tyre, t’i zbulojë ato, dhe t’i vë në shërbim të njeriut. Çdo gjë në këtë botë është krijuar qëllimshëm dhe për t’i shërbyer njeriut.

Ky është koncepti bazë i Islamit dhe shpejgimi më adekuat i mendimit islam sa i përket fenomeneve në natyrë, e në rastin konkret, sa i përket koronavirusit…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit