0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Muslimanët duhet të punojnë së bashku për të ardhme më të mirë”

Më të lexuarat

“Lutemi për Turqinë që përsëri të bëhet qendra administrative e botës muslimane”, ka thënë Al-Qaradawi

 

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş deklaroi se muslimanët në botë duhet të punojnë së bashku për ndërtimin e një të ardhme më të mirë dhe më prosperuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Stamboll është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Unionit Botëror të Dijtarëve Muslimanë ndërsa kreu i çështjeve fetare të Turqisë Erbaş theksoi se muslimanët po kalojnë përmes një periudhe shumë të rëndë dhe sfiduese për shkak të problemit të luftërave, urisë dhe terrorizmit.

“Duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në bazë të qasjes reale, konstruktive dhe shpirtërore dhe për të ndërtuar një mënyrë më efikase për zgjidhejn e problemeve në rajon”, ka thënë Erbaş.

Ai gjithashtu theksoi se eminenca muslimane duhet të mblidhet dhe në bazë të respektit të ndërsjellë të angazhohet në temat si arsimi religjioz, promovimin e vlerës së familjes dhe përhapjen e dijes dhe fesë.

“Kërcënimi më i madh i muslimanëve, bashkimit dhe të ardhmes tonë janë organizatat terroriste FETO, PKK, DEASH, Al-Shabaab dhe Boko Haram”, theksoi Erbaş.

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Yousef al-Qaradawi shprehu mirënjohje për organizimin e mrekullueshëm në qytetin në Bosfor.

“Lutemi për Turqinë që përsëri të bëhet qendra administrative e botës muslimane”, ka thënë Al-Qaradawi.

Asambleja e Përgjithshme do të zgjasë deri të enjten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit