16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Në Xhaminë Taxh Mahal mund të falen vetëm vendasit”

Më të lexuarat

Kreu i këshillit të xhamisë Zaidi kundërshtoi ashpër ndalesën dhe e quajti antimuslimane

Autoritetet e Indisë ndaluan faljen në kompleksin e xhamisë Taxh Mahal, përveç të premtave gjatë namazit të xhumasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kërkimeve Arkeologjike të Indisë ka nxjerrë një direktivë sipas së cilës muslimanët më nuk do të mund të kryejnë lutjet në xhaminë Taxh Mahal, përveç të premtave.

Vasant Swarankar, zyrtar i zyrës për gazetën “Times of India” deklaroi se direktiva ishte lëshuar në përputhje me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme të Indisë.

“Namazi në xhami do të falet vetëm të premten dhe vetëm banorët vendas do të jenë në gjendje të marrin pjesë në to, duke treguar në mënyrë të detyrueshme dokumentet personale”, tha Swarankar.

Syed Ibrahim Hussein Zaidi, kreu i komitetit të xhamisë, e dënoi ashpër ndalimin duke e quajtur anti-muslimane.

“Kjo vetëm tregon mentalitetin e tyre. Ndalimi është i paligjshëm dhe nuk mund t’i ndaloni besimtarët të kryejnë lutje çdo ditë”, tha Zaidi për AA.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë indiane urdhëroi ndalimin e faljes së namazit në xhami për muslimanët e vendeve të tjera.

Në vendim potencohet se xhamia është pjesë e kompleksit Taxh Mahal, një nga shtatë mrekullitë e botës, mbrojtja e të cilës është prioritare.

Taxh Mahal është një monument arkitekturor në Agra, i ndërtuar në shekullin e 16-të nga Sheiku Xhanan si një mauzole për gruan e tij Mumtaz Mahal. Kompleksi përbëhet nga një ndërtesë qendrore tetëkëndore e bërë nga mermeri i bardhë, një xhami dhe një shtëpi pushimi.

Mijëra turistë vizitojnë Taxh Mahalin çdo ditë si një nga veprat më spektakolare arkitekturore në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit