10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Musk përfundon blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë, menjëherë shkarkon drejtuesit kryesorë

Më të lexuarat

Elon Musk ka përfunduar blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë (euro) pas disa muajsh përpjekjesh rreth arritjes së një marrëveshje.

Lëvizja e parë ishte shkarkimi i udhëheqjes së lartë të kompanisë së mediave sociale, të cilën e akuzoi se e mashtronte atë për numrin e llogarive të padëshiruara në platformë.

Sipas raporteve, Musk shkarkoi shefin ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal, shefin financiar, Ned Segal dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde.

Është pohuar gjithashtu se Agrawal dhe Segal ishin në selinë e Twitter në San Francisko kur marrëveshja u mbyll dhe u shoqëruan nga ndërtesa.

Musk më vonë publikoi një mesazh në Twitter duke pohuar “zogu është liruar” si shenjë e përfundimit të marrëveshjes./news.sky

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit