Ministres së Punës së Serbisë, Darija Kisiq-Tepavçeviq nuk i është lejuar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë e konfirmuan për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovës znj. Darija Kisić Tepavčević”.
Ndryshe, ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, mbrëmë nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.
Siç është raportuar Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/