12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Takimi Rama-Kurti, VV: S’ishte përqafim vëllazëror, por prej boksieri. Grushti erdhi menjëherë

Më të lexuarat

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se përqafimi që kryeministri i Shqipëri Edi Rama i bëri atij të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, nuk ishte vëllazëror.

Abazi shprehet se ai ishte një shtrëngim boksieri për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Sipas Abazit grushti erdhi në intervistën e dhënë nga Rama për mediat serbe.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

 Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thotë ai. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit