Tentimet e organizuara masive dhe të koordinuara për kalim ilegal të kufirit, që ndodhën dje, sipas shumë aspekteve, duke përfshirë edhe përzierjen e aktivistëve të organizatave joqeveritare, kanë karakteristika dhe i përngjajnë incidentit të ngjashëm për kalimin masiv ilegal të kufirit më 14 mars të këtij viti ku ishin të involvuar 2.500 emigrantë. Kështu thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me incidentin e djeshëm në kufirin GreqiMaqedoni në Idomeni ku u lënduan 23 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Maqedonisë, të cilët penguan mbi 3.000 emigrantë me dhunë të kalojnë nga Greqia në territorin e Maqedonisë.
“Raporte të ndryshme tregojnë se në tentimin për të kaluar kufirin GreqiMaqedoni me përdorimin e dhunës emigrantët kanë qenë të nxitur, të mashtruar dhe organizuar nga aktivistët e organizatave joqeveritare. Është regjistruar edhe distribuimi i fletushkave që përmbanin informata të rrejshme se pasi emigrantët ta kalojnë kufirin GreqiMaqedoni me përdorimin e dhunës ata do të munden pa pengesë ta vazhdojnë rrugën e tyre në vendet anëtare të BE-së”, theksohet në kumtesë.
Sipas MPJ-së, forcat e sigurisë të Maqedonisë, së bashku me nëpunësit e policisë prej disa vendeve anëtare në BE që janë të vendosur në kufirin jugor, në pajtim me Programin për bashkëpunim mes BE-së dhe Maqedonisë për mbështetje të menaxhimit të kufirit për shkak të ballafaqimit me krizën e emigrantëve, u përgjigjën shpejt dhe në pajtim me situatën dhe penguan hyrjen ilegale. Me këtë rast theksojnë se nuk është lënduar asnjë nga emigrantët që morën pjesë në protestat e dhunshme.
“Është përdorur gaz lotsjellës me qëllim që të shpërndahet grupi i dhunshëm. Nuk është përdorur asnjë mjet tjetër i kontrollit, as dhunë fizike kundër grupit. Njëzetë e tre pjesëtarë të forcave të Maqedonisë janë të lënduar gjatë incidentit. Njëherit, asnjë nga kryerësit nuk është i lënduar në territorin e Maqedonisë. Janë konfirmuar disa dëmtime në gardhin kufitar”, theksohet në kumtesë.
Theksohet se autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar përfshirjen e forcave policore greke në kushte kur vazhdimisht ndodhin sulme të dhunshme nga territori grek. Përndryshe, situata në gurin kufitar 59, theksohet, është kthyer në normale në orën 18 e 30 minuta dhe aktualisht është e qetë. Tentimi për hyrje ilegale ndodhi dje rreth orës 10:50 në vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë tek guri kufitar 59. Në incidentin vlerësohet se kanë marrë pjesë mbi 3.000 emigrantë të organizuar në grupe të vogla dhe të mëdha në tentim për të hyrë me dhunë në territorin e Maqedonisë nga Greqia në vendkalimin ilegal kufitar tek guri kufitar 59. Incident i ngjashëm për kalim ilegal masoiv të kufirit ndodhi në kufirin GreqiMaqedoni më 14 mars tek fshati Moin ku ishin të involvuar 2.500 emigrantë.