-1.7 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

MPJ e Turqisë dënon sulmet në Arakan të Mijanmarit

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në veri të shtetit të Arakanit në Mijanmar muajin e kaluar në të cilën humbën jetën nëntë pjesëtarë të sigurisë

ANKARA (AA) – Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në veri të shtetit të Arakanit në Mijanmar muajin e kaluar në të cilën humbën jetën nëntë pjesëtarë të sigurisë, duke u bërë thirrje palëve që të veprojnë me arsye të shëndoshë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga MPJ e Turqisë është shprehur shqetësimi për pëshkallëzimin e tensioneve dhe humbjen e jetëve të civilëve. Në këtë drejtim, siç thuhet më tej në deklaratë, dënohet çdo akt dhune që ka për synim njerëzit e pafajshëm.

Në deklaratë apelohet që dhuna të mos i hap rrugën një konflikti të ri në baza etnike dhe fetare dhe të veprohet me arsye të shëndoshë.

“Apelojmë deri te bashkësia ndërkombëtare të mobilizohet në mënyrë që popullata civile të mos dëmtohet tutje, ndërsa autoriteteve të Mijanmarit u bëjmë thirrje të jenë në bashkëpunim të plotë me organizatat ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm të japim çdo lloj mbështetjeje çdo iniciative për largimin e pengesave kundrejt ndihmave humanitare, për lejmin e analizimit të pohimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga monitorues të paanshëm dhe për normalizimin të situatës në rajon”, theksohet më tej në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu rikujtohet se zv/ministri i Jashtëm ambasadori Ahmet Yıldız çështjen në fjalë e kishte vënë në rend dite në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) e cila u mbajt më 17 nëntor në Xheda. Sipas deklaratës, pritet ndjekja e kësaj çështje përmes Grupit të Kontaktit të OBI-së.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit