18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Erdoğan: FETO është produkt i një politike shtrënguese të arsimit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në programin e Ditës së Mësuesve i cili u zhvillua në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kuturore Beştepe në Ankara tha se “gabimet në arsim dhe edukim janë hapësira më e madhe që shfrytëzohet nga strukturat e fshehura pas koncepteve fetare, si DEASH dhe FETO ashtu edhe nga organizatat PKK, DHKP-C që bartin dallimet etnike dhe sektare”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Politikat e arsim-edukimit të huaj në akumulim historik qindra vjeçar dhe kulturor të këtij vendi, fatkeqësisht kanë shkaktuar daljen në pah të brezave konfrontues, të sëmurë, me personalitet të dyfishtë”, tha presidenti Erdoğan duke shtuar më tej se “këta kryesisht FETO, janë produkt i një politike shtrënguese të arsimit, që kanë mbetur prapa kohës dhe larg nga vlerat themelore të shoqërisë”.

“Lufta kundër terroristëve është detyrë e njësive të sigurisë, ndërsa lufta kundër terrorizmit është detyrë e të gjithë shoqërisë. Zemra jonë thotë që asnjë nga bijtë tanë të mos bien në duart e këtyre strukturave të tilla armiqësore kundër njerëzimit. Zemrat tona gjithashtu nuk e pranojnë që asnjë nga bijtë tanë pavarësisht se nga cila organizatë terroriste ata rekrutohen të humbin, të tradhtojnë atdheun, nënën dhe babain e tyre. Ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku kundër këtyre strukturave keqdashëse”, tha në fjalën e tij Erdoğan.

“Largime nga detyra, sigurisht që do të ketë”

Në lidhje me largimet në luftën kundër FETO-s presidenti Erdoğan tha se “Sigurisht që do të ketë largime nga detyrat. Ne do ta kryejmë këtë, dhe gjatë kësaj do të tregojmë edhe kujdes që të mos ketë ngatërresa. Sepse e fshehin shumë mirë veten e tyre. Sigurisht që unë ndodhem në një situatë ku nuk mund ti shpreh dot të gjitha, por do të vijë koha që këto do të thuhen. Nuk është e drejtë që çdo e drejtë të thuhet në çdo vend dhe në çdo kohë. Për këtë nevojitet durim”.

“A nuk mund të ketë anëtarë të Ministrisë së Arsimit që shohin me simpati terrorizmin madje që kryejnë rekrutime militantësh në radhët e organizatave të ndryshme në mal dhe qytet?. Sigrisht që ka”, u shpreh Erdoğan.

Sipas tij, “Tradhtarë të tillë ka edhe në institucione të tjera. Por, pavarësisht se çfarë shkruan në identitetin e tyre ata nuk janë mësues dhe më së shumti ata mund të jenë persona të maskuar si mësues”.

“Është e errët e ardhmja e një vendi që nuk ofron respektin e nevojshëm për mësuesit dhe arsimtarët”

“E errët është e ardhmja e një vendi që nuk ofron respektin e nevojshëm për mësuesit dhe arsimtarët, si dhe që nuk tregon besnikëri përballë sakrificave të tyre. Nuk mund të imagjinohet, nuk mund të zhvillohet qytetërimi, vetëdija për një popull që çon në mungesë, varfëri, dëshpërim mësuesit. Vende të tilla janë të destinuara të ngecin në vend”, thekson Erdoğan.

Duke vënë në dukje se profesioni i mësuesit nuk është vetëm transmetimi i dijes ndaj nxënësve në klasa gjatë procesit arsimorë Erdoğan tha se “Mësuesia është prefesioni që krahas dijes të përgatisim fëmijët tanë, të rinjtë tanë për të ardhmen me përvoja dhe dituri. Mësuesit tanë në këtë drejtim janë arkitektët e të ardhmes sonë, janë gurët e themelit të sistemit tonë arsimor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit