MAPUTO (AA) – Qeveria e Mozambikut ka filluar t’i mbyllë xhamitë në të cilat është identifikuar se shpesh shkojnë disa persona të cilët kanë marrë pjesë në sulmet terroriste të kryera gjatë muajit tetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin Pemba të provincës Cabo Delgado, e cila është një nga 11 provincat e Mozambikut, janë mbyllur tre xhami. Grupet muslimane reaguan ndaj këtij vendimi.
Alvaro Gonçalves, një nga zyrtarët rajonal, në deklaratën e tij për gazetën vendase në Noticias, tha se vendimi është masë e marrë nga qeveria, duke shtuar se janë mbyllur vetëm xhamitë ku kanë shkuar personat të cilët janë përfshirë në sulme.