18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Studentët musliman amerikan shpërndajnë ushqim për të pastrehët

Më të lexuarat

Çdo muaj, studentët muslimanë mblidhen në ndërtesën e unionit të studentëve në universitetin e Teksasit në Dallas për të mbledhur së bashku pako me ushqime për të pastrehët e qytetit.

Studentët fillojnë të shtunave në mëngjes dhe mbushin çantat e ushqimit me sandviçë dhe ushqime të tjera të cilat i bëjnë me njeri-tjetrin. Vullnetarët e çojnë ushqimin në qendër të qytetit ku ato bashkëpunojnë me xhaminë vendase për të shpërndarë ushqimin dhe ujin të pastrehëve dhe atyre në nevojë.

 

“Sinqerisht është një eksperience modeste për të gjithë ne” -tha Syed, një nga vullnetarët. #Duke parë gjërat të cilët njerëzit kalojnë më bën mua falënderues për gjërat që kam. Në të njëjtën kohë, jam i lumtur që marr pjesë në sjelljen e gëzimit në ditën e tyre.”
Mariya Khalid, një nga liderët e kësaj iniciative në Universitet, shpjegon se çfarë e bëri atë të marrë pjesë në këtë iniciativë:
“Kur ne bëjmë projekte shërbimi, jo gjithmonë e shikojmë se ku po shkon puna jonë apo për çfarë po punojnë më shumë, por ky projekt është i veçantë sepse ne bëjmë sanduiç dhe ua dorëzojmë personalisht në dorë njerëzve që kanë nevojë”.

 

Në dhjetor studentët planifikojnë të shpërndajnë batanije dhe rroba të ngrohta së bashku me ushqimin për të ndihmuar të pastrehët që të kalojnë dimrin.
Është inkurajuese të shikosh të rinjtë musliman që të marrin një rol kryesues për të ndihmuar komunitetin e tyre duke e bërë një vend më të mirë për të gjithë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit