9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri – pamjet bëhen virale…

Më të lexuarat

Turqia dhe Siria kanë përjetuar ndër tërmetet më të fuqishme në historinë e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur shtetin turk dhe sirian duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur në shtetin sirian.

Pamjet e një vajze duke mbrojtur vëllain nën gërmadhat e një ndërtese po qarkullojnë së fundi në rrjetet sociale.

“Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt”, dëgjohet duke i thënë fëmija një pjesëtarit të kërkim-shpëtimit.



Theksojmë se shumë vende kanë dërguar tashmë ndihma të shumta në dyja vendet e prekura prej tërmeteve.

Ndryshe, Siria deri më tani ka raportuar 1,450 viktima dhe mijëra të lënduar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit