12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sprovat – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Disa nga caktimet e Zotit, në pamje të jashtme duken sikur janë të këqija për njeriun, por, vetëm atëherë kur ai të bindet se Allahu i Lartësuar ia ka dashur të mirën, Allahu i Lartësuar do t’ia bëjë këtë caktim, mirësi për të. Andaj, njeriu duhet që fatkeqësitë, brengat e mërzitë, t’ia lejë Allahut, ngase Allahu është Ai i Cili ka mundësi t’i heq ato. Ai ia zbret robit të Vet belanë (sprovën) për një kohë të kufizuar, e pastaj ia heq atë pas një kohe gjithashtu të caktuar.
Allahu i Lartësuar i zbriti Pejgamberit ﷺ shumë sprova, ngaqë njerëzit më të sprovuar janë profetët, pastaj të devotshmit, e pastaj më të afërtit me këta të fundit, e kështu me radhë.
Ibn Is’haku e ka përmendur se, kur Pejgamberi ﷺ mbeti në Mekë për tri vite me radhë, gjatë kësaj kohe, a nuk e luste Zotin e tij?! … Padyshim se e luste Zotin, por, … pse pra Allahu i Lartësuar ia vonoi atij përgjigjen?! … Ngase Allahu i Lartësuar ka dashur që ta çlirojë atë në kohën e përcaktuar; Kohë kjo e cila ishte në ujdi me një hajr që do t’i vinte Pejgamberit ﷺ.
Sa kohë pati mbetur në burg Jusufi ﷺ?! … Disa vite me radhë. A nuk i përgjërohej Zotit të tij gjatë këtyre viteve?! … Padyshim se po. Por, nëse ai do të nxirrej nga burgu në vitin e parë, do të dilte mu në kohën e forcimit të mbretit, dhe forcimit të pushtetit të tij, e rrjedhimisht, nxjerrja e tij do të rezultonte në një tjetër fatkeqësi, apo në përbuzje dhe mbytje, por Allahu Fuqiplotë e caktoi daljen e Jusufit ﷺ në kohën e varfërisë dhe skamjes, ashtu që të dali në kohën kur do të bëhet fitimtar dhe me pozitë.
Andaj, ka njerëz që i përgjërohen Allahut shumë duke kërkuar që, po në atë moment, Allahu t’ua largojë belanë. Porse Allahu i Lartësuar punon me urtësi, ngase Ai, ashtu siç ta ka zbritur belanë në minutën dhe në sekondën e caktuar, do ta largojë atë bela në minutën dhe në sekondën e caktuar, andaj ndreqe mendimin tënd për Allahun, ngase mu në këtë Ai e ka vendosur shpëtimin tënd. Sikur të çliroheshe menjëherë, ndoshta gjendja do të bëhej edhe më e keqe; e kur të çlirohesh në kohën të cilën Allahu e ka përcaktuar për ty, do t’i ngrish duart lart për ta falënderuar Allahun që nuk ta ka plotësuar lutjen më herët.
Andaj, njeriu gjithmonë duhet që çështjen e tij t’ia lejë në dorë Allahut!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit