Nëse lodhesh nga veprat e mira mos u lodh nga lutja!
Nëse lodhesh nga leximi i Kuranit dhe të bie intensiteti mos u lodh nga lutja!
Nëse lodhesh nga namazet nafile (vullnetare) mos u trego i paaftë për të bërë lutje!
Nëse nuk mund të largohesh nga mëkatet mos u largo nga lutja!
Kapu për lutjen në këtë muaj madhështorë, shfrytëzo kohërat kur pranohen lutjet, siç është koha mes ezanit edhe ikametit, duke qenë në sexhde, para selamit nga namazi, në thellësirën e natës, etj.
Lutu vazhdimisht, mos u lodh, mos u ligështo dhe mos u trego i paaftë!
O Allah! Më ndihmo që të përmend Ty, që të falënderoj Ty dhe që në mënyrën më të mirë të adhuroj Ty!
O Allah! Ma bë të dashur besimin dhe ma stolis në zemrën time dhe ma bë të urryer kufrin, rebelimin dhe mëkatin dhe më bëj të udhëzuar!
O Allah! Mos i largo dhuntitë Tuaja prej meje, mos e largo prej meje shëndetin që ma jep Ti, mos më ndëshko në befasi dhe më mbroj nga krejt Hidhërimi Yt!
O Allah! Më jep nga çdo ngushticë rrugëdalje, për çdo brengë zgjidhje dhe më furnizo nga ku nuk e pres!
O Allah! Ti je Falës e Do faljen më fal mua!
O Allah! Më udhëzo edhe ma lehtëso udhëzimin tim!
O Allah! Më udhëzo edhe ma stolis udhëzimin tim!
O Allah! Më udhëzo edhe ma shto udhëzimin tim!
Ramazan2024 #FreePalestine #NataeKadrit
Bekir Halimi