8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

MOS THUAJ: U LUTA, POR…! – Nga hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Të gjithë kemi dëshira, ëndrra e kërkesa që presim të na realizohen. Për shumicën e tyre, sipas besimit dhe fetarisë që kemi, i drejtohemi Zotit me lutje në situata të ndryshme. Më të përzemërt bëhemi kur situatat përreth neve bëhen të pashpresa. Shprehja e lutjes për Zotin është njëkohësisht pranim i madhështisë së Tij dhe pafuqisë sonë. Në tjetër relacion, kjo do të ishte nënçmim për njeriun. Në këtë rast është ngritje, ngase është përulja e vetme e qëlluar dhe me vend në jetën njerëzore.
Lutjet tona do të ngriten kah qielli aq sa jemi të përzemërt. Ndërsa përzemërsia do të jetë e theksuar aq sa jemi në zor. Fetarisht, është thënë se po e njohe Zotin kur je shlirë, do të të njohë Ai kur e ke vështirë. Realisht, Zoti është i Gjithëmëshirshëm dhe jep gjithmonë.
Lutjet i themi, i përsërisim, pastaj i themi sërish dhe presim. Pastaj sërish lutemi dhe presim, e kështu me radhë. Në tërë këtë, lëre që nuk ka të keqe, por ka vetëm mirësi. Do të vazhdojmë të jemi mirë me lutjen derisa, si rrjedhojë e mërzisë të mos nxitojmë e të themi: U luta, por kot…
Këtë nuk duhet të lejojmë të na ndodhë, ngase, nëse kemi bërë njëqind lutje për një gjë, e na është plotësuar kërkesa, të gjitha ato lutje regjistrohen si vepra të mira dhe ibadete. Por, edhe nëse nuk na është plotësuar kërkesa, atëherë ato lutje sërish janë ibadete, krahas faktit se Zoti mund të na ketë dhënë ndonjë gjë edhe më të mirë e që nuk kemi ditur t’a kërkojmë, ose na ka ruajtur nga ndonjë rrezik, apo e ka lënë të na përgjigjet më vonë kur na duhet më shumë.
Allahu di e ne nuk dimë.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit