1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mos hesht para zullumit!

Më të lexuarat

Të gjithë ne flasim për padrejtësitë e mëdha shoqërore që shohim për çdo ditë: në rrugë, në shkollë, në spital, në punë, në administratë, në gjykatë, në komunë, në polici, në e në shumë vende të tjera. Të gjithë ne e tregojmë se çfarë na ngjau neve, duke bërë muhabet me familjen apo shoqërinë e gjerë. Por me aq mbyllet tërë zullumi e ky është gabimi i madh!

Para padrejtësisë asnjëherë nuk duhet mbyllur goja, duhet ngrit zërin. Sot na është lehtësuar shumë metoda e rrëfimit të padrejtësisë, mjafton ta rrëfesh ngjarjen në rrjetet apo mediat sociale. Para një njeriu që ka autoritet dhe pushtet por është i padrejtë mos hezito ta tregosh padrejtësinë. Gjitha këto zullume që na bëhen, nuk do të ishin kështu nëse ne nuk heshtim. Heshtja jonë na kushton neve por i kushton edhe shoqërisë. Rrugë e prishur, mashtrim në arsim, trajtim i keq në spital, zhvatje, ryshfet, padrejtësi në komunikacion, maltretim në administratë, trajtim çnjerëzore nëpër institucione, shkelje të drejtave të njeriut, dhunim i hapësirë publike, e shumë padrejtësi të tjera, dënoni dhe folni publikisht për to!

 

Është e rëndë nëse ne nuk kërkojmë llogari se si udhëheqin pushtetarët tanë? Është e rëndë të punosh në institucione shtetërore, ndërsa nuk e ndal korrupsionin, hajnin e mashtrimin! Nuk të duhet asgjë nëse për vete e ke siguruar jetën, ndërsa shoqërisë ia ke bërë atë ferr! Bëhu zë i të drejtë dhe drejtësisë, gjithnjë kundër padrejtësive dhe zullumit!
Mund të thuash çfarë mund të bëjë nëse ngris zërin dhe shkruaj, kur nuk jam ndonjë faktor me ndikim! E para çështje është: mos u bëj palë me padrejtësinë, duke e heshtur krimin dhe zullumin!
Çështja e dytë është se nuk do të jetë pa ndikim, nëse secili e raportojmë atë padrejtësi, dhunim, zhvatje, korruptim, keqpërdorim!

Ka thënë Profeti Muhamed alejhi selam: “Kush nga ju sheh një të keqe – le ta ndryshoje me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani me i dobët.” ( Muslimi )

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit