13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

​Kelmendi: Lista Serbe kurrë s’flet shqip, pse Haradinaj po flet serbisht

Më të lexuarat

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka cilësuar të papranueshme një intervistë të dhënë në gjuhën serbe, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë në emisionin  se ishte befasuese dhe paradoksale intervista e Haradinajt për televizionin serb “Happy”, ku shefi i ekzekutivit kosovar u pyet nga gazetari serb nëse ka vrarë dikë në luftë.

Kelmendit nuk i ka pëlqyer as një deklaratë e Haradinajt për median serbe se shqiptarët nuk janë myslimanë për nga identiteti.

“Kemi deputetë të Kuvendit që vijnë nga Lista Serbe, janë shtetas të Kosovës, marrin pare nga buxheti i Kosovës, por kurrë nuk prononcohen në gjuhën shqipe”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se kryeministri Haradinaj e bëri të kundërtën, duke u prononcuar, pa nevojë, sipas tij, në gjuhën serbe.

“Haradinaj duhej të fliste në gjuhën amtare, dhe të paraqitej krenar, dhe jo servil e në gjuhën serbe”, ka thënë Kelmendi

Sipas tij, Haradinaj e tregoi inferioritetin e tij karshi mediumit serb.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2005270993060614/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit